LAJMI I FUNDIT:

Blerja e një veture të re nuk ka qenë kurrë më e lehtë falë IuteCredit

Blerja e një veture të re nuk ka qenë kurrë më e lehtë falë IuteCredit

IuteCredit ju ofron mundësi të shumta për të marrë një kredi për vetura të reja ose të përdorura. Pa depozitë, pa parapagim, pa garantues dhe aplikim vetëm me letërnjoftim. E thjeshtë, e shpejtë dhe e lehtë.

Nëse kohët e fundit keni menduar të blini një veturë të re, duhet ta keni kuptuar se nuk është gjithmonë aq e thjeshtë ta zgjedhni një dhe ta bleni atë. Por këtu në IuteCredit ne duam t’ju ndihmojmë që ta bëni atë. Vetura juaj e re mund të jetë vetëm disa minuta larg.

Normalisht për të blerë një veturë, njerëzit aplikojnë për një kredi në një bankë, por ndonjëherë, për arsye të ndryshme, bankat nuk mund të jenë një opsion dhe shumica e njerëzve mendojnë se në atë rast blerja e veturës nuk është e mundur.

Bankat kërkojnë shumë dokumenta, parapagim, një veturë që është e re dhe me një sigurim. Madje edhe kur të përmbushen të gjitha ato kushtet për kredi, do të duhet kohë që banka të vendosë nëse ata duan t’a aprovojnë kredinë. Poashtu edhe historia e keqe në kredi është një arsye për bankat që të refuzojnë.

Si mund të blej një veturë me IuteCredit?

Këtu në IuteCredit jemi të bindur që blerja e një veture duhet të jetë një proces më i thjeshtë… dhe veçanërisht më i shpejtë. Pra, ne ofrojmë mundësinë që të aplikoni për një kredi për veturë vetëm duke vërtetuar të ardhurat tuaja të qëndrueshme. Me paraqitjen e kërkesës në një nga partnerët tanë (Auto Sallonet) që shesin vetura, ose përmes faqes së internetit të IuteCredit dhe për vetëm pak minuta, ju do të merrni përgjigje.

Ju mund të keni zgjedhur një veturë tashmë ose mbase jeni duke kërkuar ende një perfekte për ju. Ju mund të kërkoni një veturë në faqen e internetit të partnerit tone www.merrjep.com dhe të gjeni veturën e duhur. Në këtë uebfaqe do të keni mundësi të kërkoni veturë dhe gjithashtu të llogaritni kredinë për veturë, duke zgjedhur shumën dhe kushtet e kredisë #qatupërqatu, si dhe të aplikoni online. Ju poashtu mund të gjeni veturë në: https://gjirafa.com/Top/Vetura

Për çfarë kohe mund të aprovohet kredia ime për veturë?

Në Iutecredit, ju mund të merrni një përgjigje për kredi deri në 10.000 Euro për 30 minuta, dhe të bleni veturën tuaj duke aplikuar vetëm me letërnjoftim. Aprovimi i kredisë tuaj për veturë është i thjeshtë dhe me shumë pak dokumente.

A duhet të bëjë parapagim?

Nëse ju keni gjetur një veturë deri në 10.000 Euro, nuk do t’ju duhet të bëni parapagim. Për dallim nga bankat e rregullta, IuteCredit ju jep mundësinë gjithashtu të regjistroni veturën në emrin tuaj. Tek IuteCredit, ju merrni kredi për veturë pa depozitë, pa parapagim dhe pa garantues.

Thjesht aplikoni për një kredi për veturë vetëm me letërnjoftim, dhe vozitni veturën tuaj brenda ditës.

Artikull i sponsoruar