Stilistja e njohur kosovare Blerina Kllokoqi-Rugova, së fundmi ka udhëtuar në Stamboll të Turqisë.

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ajo ka vendosur të vizitojë një nga xhamitë më të mëdha të qytetit të vjetër turk.


Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe nga vizita në xhaminë e Sulejmanit.

Kreatorja kosovare dukej bukur dhe atraktive e veshur me një fund të shkurtër blu, teksa në pjesën e sipërme mbante një bluzë të zezë me figurën e Ibrahim Rugovës dhe nënshkrimin e tij.

ble1

Rugova është mbishkrimi në bluzën e saj, me çka i referohet mbiemrit të familjes së presidentit historik, pjesë e së cilit është edhe vet stilistja e njohur.

ble3

Blerina kurorëzoi dashurinë e saj me martesë 11 vite më parë me djalin e madh të presidentit Ibrahim Rugova, Mendim Rugovën.

blerr

Ky i fundit, është emëruar nga Qeveria e Kosovës si koordinator për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit. /Telegrafi/

ble2

ble4