Blerina e pakënaqur për mungesën e mbështetjes (Foto/Video)

Kreacionet e dizajneres Blerina Kllokoqi-Rugova u veshën nga yjet Hollyëoodit në ceremoninë e Oskar, mirëpo suksesi i saj i jashtëzakonshëm nuk bëri shumë bujë në media, derisa institucionet e Kosovës heshtën për këtë gjë.
Blerina ishte mysafire në emisionin “FORT’ me Fidan Jupollin, ku ka shprehur pakënaqësinë e saj për mungesën e mbështetjes sidomos nga institucionet e vendit.
Sipas saj, nuk ka arritje më të madhe për një kreatore, sesa veshja e yjeve në evenimentin e madh të ndarjes së çmimeve Oskar, ku janë prezantuar pesë kreacione të Blerinës.
Sidoqoftë, angazhimi i dizajneres në evenimentet e mëdha ndërkombëtare do të vazhdojë. Ajo ka njoftuar se do të jetë e angazhuar edhe me veshjen e yjeve në Festivalin e Filmit në Kanë. Për më shumë ndiqeni videon. /Telegrafi/


























































