Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka ka komentuar nismën që u prezantua sot në Shkup, nga ana e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Reka në një postim në Facebook ka shkruar se “sot në Shkup, “troika” e Novi Sadit varrosi “Mini-Shengenin Ballkanik” dhe inauguroi trilateralen. Vuqiqi dështoi, plotë tri vite, që ta shes reinkarnimin e Jugosllavisë në amballazhën e integrimit rajonal. Shengeni i vogël, ishte fasadë e Jugosllavisë së madhe”.
Ish-ministri më tej ka theksuar se që nga viti 2019, Beogradi u përpoq ta shes idenë për “Jugosllavinë Evropiane”, me një emër tjetër: “Mini-Shengen Ballkanik”, ama sërish nën hegjemoninë tregtare, ushtarake e politike serbe.
“Ndryshimi i emrit nuk ndryshoi përmbajtjen. Sot, Vuqiqi, u detyrua ta ndryshojë vetëm emrin e nismës së Novi Sadit, por pa e ndryshuar qëllimin nismëtar: krejt Ballkani brenda “Botës Serbe”, (“Serbski Svet“) – strategjia e radhës e Beograd”, ka shkruar Reka.
Postimi i plotë:
Lamtumirë “Mini-Shengen”
1. Sot në Shkup, “troika” e Novi Sadit varrosi “Mini-Shengenin Ballkanik” dhe inauguroi trilateralen. Vuqiqi dështoi, plotë tri vite, që ta shes reinkarnimin e Jugosllavisë në amballazhën e integrimit rajonal. Shengeni i vogël, ishte fasadë e Jugosllavisë së madhe. Tri shtetet e tjera ballkanike e refuzuan atë. Tjetër epilog edhe nuk mund të pritej, pa pajtimin e të gjitha gjashtë shteteve të rajonit. Serbia, ndërkaq këmbëngulte për “integrim rajonal”- por pa e njohur Kosovën. Beneluksi, si integrimi i parë modern rajonal evropian që i parapriu BE-së, funksionoi vetëm si lidhje e tri shteteve të njohura reciprocikisht (Belgjikë, Holandë, Luksemburg). Si mund të funksiononte ky “integrim” i Vuqiqit, kur dy shtete ende nuk e njohin Kosovën?
2. Ky është dështimi i katërt i hegjemonisë “rajonale” të Beogradit brenda një shekulli. I pari, ai i krijimit të Jugosllavisë – pa jugosllavë, (por me sundimin serb) dështoi përkundër hyrjes së kroatëve dhe sllovenëve në mbretëri me mbretin serb. Pas dështimit të asaj Jugosllavie të parë monarkike (1941) dhe të dytës komuniste (1991), dështoi edhe e e treta Serbo-Malazeze (2006).
3. Nga viti 2019, Beogradi u përpoq ta shes idenë për “Jugosllavinë Evropiane”, me një emër tjetër: “Mini-Shengen Ballkanik”, ama sërish nën hegjemoninë tregtare, ushtarake e politike serbe. Ndryshimi i emrit nuk ndryshoi përmbajtjen. Atëherë si shtet i sllavëve të jugut, sot si “integrim rajonal” me Shqipërinë plus. Por, as Mali i Zi, (konstituenti i fundit i Jugosllavisë së fundit), e madje as Bosnja e Hercegovina (me Repubika Srpsken brenda), nuk u joshën nga oferta e Beogradit. Ndërkaq, Kosova e refuzoi kategorikisht, jo vetëm pse nuk ishte ftuar si shtet sovran dhe i pavarur, por edhe nga rreziku i zëvendësimit të anëtarësimit në BE, me “integrim rajonal” nën tutellën Serbe.
4. Si mund të funksiononte një lidhje e tillë shtetesh, me orientime të kundërta gjeostrategjike? Me një Serbi anti-NATO dhe aleate ruse; me tri shtete anëtare të NATO-s dhe të katërtin me NATO-n brenda? Me pesë shtete që nuk kanë alternativë pos integrimit Euro-Atlantik; e me Serbinë që në vend të Unionit Evropian, hyri në Unionin Euro-Aziatik të Putinit?
5. Edhe para nismës së Novi Sadit, vendet e tjera të Ballkanit kishin iniciativa të tjera integruese. Nga viti 2008, katër shtete (Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut), mbanin samite vjetore presidenciale. Në vitin 2011, Mali i Zi propozoi nismën “Western Balkans 6”, e më vonë edhe në Tiranë u lansua “Beneluksi Ballkanik”. Por të gjtha ishin refuzuar nga Serbia. Pse tash duheshka pesë shtete të tjera të pranojnë një nismë të Serbisë?
Sot, Vuqiqi, u detyrua ta ndryshojë vetëm emrin e nismës së Novi Sadit, por pa e ndryshuar qëllimin nismëtar: krejt Ballkani brenda “Botës Serbe”, (“Serbski Svet“) – strategjia e radhës e Beogradit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet kuvendare, politikanët kërkojnë vota edhe në diasporë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel