Blerësit e veturës Rimac Nevera, do të përfitojnë në Evropë mbushje të baterisë pa pagesë në një afat prej tetë vitesh
Ata që blejnë hiperveturën elektrike Rimac Nevera, në Evropë do të kenë mundësi që pa pagesë ta mbushin veturën në një periudhë prej tetë vitesh.
Nevera veturë e prodhuar nga kompania kroate Rimac Automobili, ka njoftuar se ka bashkuar forcat me kompaninë Ionity, një prej operatorëve më të mëdhenj evropian për stacionet e mbushjes së veturave elektrike, transmeton Telegrafi.
Sipas marrëveshjes së tyre, ata që blejnë Nevera do të kenë të drejtë në mbushje të pakufishme në të gjitha stacionet e Ionity në 24 vende të Evropës, për një periudhë tetë vjeçare.
Kjo do të thotë se blerësit për dy milionë euro nuk “marrin” vetëm hiperveturën me performansa të larta, por edhe mbushje “gratis” për një kohë të gjatë.
Kujtojmë që vetura elektrike Nevera prodhon 1.914 kuaj-fuqi, të mjaftueshme që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 1.81 sekonda, ndërsa atë deri në 300 km/h për 9.22 sekonda.
Kjo veturë i përshkon 402 metra për 8.25 sekonda. Shpejtësinë maksimale e ka 412 km/h dhe një rreze veprimi prej 490 kilometra me vetëm një mbushje të baterisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Tesla "tërheq" 1.6 milion vetura elektrike nga tregu kinez për shkak të defekteve në timon dhe sistemin autopilot
Makinat Mercedes-Benz do të kenë 'super-kompjuterë', zbulon partneritetin me Google
Rolls-Royce Cullinan shitet për 450 mijë dollarë, asaj ia rriti vlerën për 100 mijë kryevepra e 10-vjeçarit
Karrigia elektrike nga Volkswagen që arrin shpejtësinë prej 20 kilometra në orë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'