LAJMI I FUNDIT:

Blerësit e modeleve të reja Bentley, mund të zgjedhin drurin special që shfrytëzohet për enterierë (Foto)

Blerësit e modeleve të reja Bentley, mund të zgjedhin drurin special që shfrytëzohet për enterierë (Foto)

Po që se keni menduar se punimet nga druri në makinat Bentley, nuk mund të bëhen edhe më të mira, keni gabuar

Bentley njihet mirë dhe ka fituar çmime për enterierin e bollshëm dhe më përfundime të kujdesshme, transmeton Telegrafi. Por, nëse keni menduar që brendësia e këtyre modeleve nuk ka si të bëhet edhe më e mirë, divizioni Moulliner, që merret me mbikëqyrjen e pjesëve të personalizuara, tani japë mundësinë klientëve që zgjedhin edhe drurin. Për momentin, ofrohet vetëm një lloj druri lajthie, që kombinon varietetin evropian me atë amerikan.


Klienti mund të zgjedh mes nuancave të ndryshme të drurit me pore të hapura, që “shfaqë pjesën natyrale dhe bukurinë autentike të lajthisë”. Pas punimeve me dorë që do bëhen në punëtorinë në Crewe të Anglisë, aplikohet vetëm një shtresë e hollë llaku, që të mbetet edhe më tutje bukuria e pjesës drunore.

Mënyra e prerjes dhe sistemi i kombinimit në enterier, do të bëhet po ashtu nën mbikëqyrjen e klientit, në mënyrë që atë pjesë të mos i ngjajnë ndonjë modeli tjetër. Ende nuk thuhet se sa do të kushtojë kjo mundësi, që ofrohet për modelet Flying Spur, Bentayga dhe Mulsanne, ndërsa çuditërisht jo edhe për Continental GT të ri. /Telegrafi/