LAJMI I FUNDIT:

Bleonita Sejdiu nga Kosova shpallet shitësja më e mirë në Gjermani

Bleonita Sejdiu nga Kosova shpallet shitësja më e mirë në Gjermani

Historia e 21-vjeçares nga Kosova, Bleonita Sejdiu, në Gjermani është shumë frymëzuese.

Ajo për disa vite nuk kishte mundur të shkonte në Gjermani për t’u bashkuar me familjen, derisa një shancë e vetme që i ishte ofruar nga një i afërm, ia kishte ndryshuar jetën asaj.

Para disa ditësh ajo u shpall si shitësja e vitit në një garë nacionale të gastronomisë në Gjermani.

Bleonita Sejdiu  arriti ta merr këtë çmim vetëm disa muaj pasi e përfundoi trajnimin si specialiste në tregun e ushqimeve, në veçanti në pjekje.

Ajo shprehet se ishte e pabesueshme për të arritja deri te ky sukses.

Sejdiu e kishte për detyrë të bënte një mëngjes luksoz, duke përfshirë mënyrën e shitjes, deklarimin e përbërësve, sasinë e tyre, dekorimin etj.

21-vjeçarja u urua për suksesin edhe nga kryebashkiaku i Marsbergut, Thomas Schroder, duke thënë se e ka ndjenjën sikur të ishte bërë kampion në Bundesliga.

E reja nga Kosova foli edhe rreth jetës së saj.

“Prindërit e mi kanë ardhur për një jetë më të mirë katër vjet më parë. Unë qëndrova edhe për një vit në Kosovë sepse s’mund të merrja vizë”, theksoi Sejdiu.

Një i afërm e vuri atë në kontakt me furrën Runte dhe ajo aplikoi për punë te Roman Gerlaku.

Gerlaku thotë se në të kaluarën ka pasur edhe shumë përvoja të këqija, por me 21-vjeçaren nga Kosova ishte ndryshe.

Sejdiu thotë se dështimi në këtë profesion do të thoshte kthim mbrapa. Ajo nuk e dëshironte një gjë të tillë pasi familjen e kishte në Gjermani dhe dëshironte të ndërtonte një jetë në këtë vend.

E reja nga Kosova tashmë po shikon mundësitë për të vijuar shkollimin në Gjermani, derisa edhe kryebashkiaku i Marsberg shpreson se kosovarja do të qëndrojë në qytetin e tij.

Ai thotë se është një nder për qytetin e tij prania e Bleonita Sejdiut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori