LAJMI I FUNDIT:

Blakaj: Më shumë janë dënuar shqiptarët se serbët për krimet e luftës në Kosovë

Blakaj: Më shumë janë dënuar shqiptarët se serbët për krimet e luftës në Kosovë

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka thënë se kërkesa për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi është totalisht joperëndimore dhe edhe nëse do të kishte prova ndaj tij ato do të duhej të dërgoheshin në Gjykatën Speciale, e jo të kërkohet gjykimi i Haradinjat në Serbi.

Blakaj ka shprehur pakënaqësi në lidhje me gjykimin e krimeve të luftës të kryera nga serbët në Kosovë, e që sipas tij po ndodhë për shkak të mungesës se bashkëpunimit mes këtyre dy shteteve.

“Nuk e di cilat janë provat e reja, ne nuk kemi asnjë qasje në ato dosje, por sido qoftë nëse mund të ketë çfarëdo prove, adresa për Serbinë duhet të jete Gjykata Speciale e jo të kërkoj ekstradimin. Serbia mund të gjykoj qytetarët e vetë për krimet e kryera në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje mirëpo jo t’i ekstradojnë qytetarët e tjerë në Serbi e ti gjykojnë atje. Shpresoj të mos ndodhë ekstradimi i Haradinajt në Serbi, sepse nuk mund të kryhet një gjykim atje. Krejt kjo shërben për nevoja politike e jo për drejtësi”, ka thënë Blakaj në një intervistë në Ballë Për Ballë të Klan Kosovës.

Ndërsa, sa i përket pajtimit të serbëve dhe shqiptarëve, sipas Blakajt, kjo do të ndodhë kur të dyja shtetet të pranojnë krimet e kryera dhe të njohin viktimat e palës tjetër.

“Lëndët që janë proceduar në Tribunalin e Hagës, tregojnë që krimet më të rënda e më të mëdha janë kryer nga serbët e kanë qenë të organizuara nga shteti i Serbisë. Për fat të keq deri tani numrat tregojnë se për krimet e kryera në Kosovë më shumë janë dënuar shqiptarët se sa serbët, duke i përfshirë të gjitha gjykatat. Ndër barrierat kryesore është që Serbia nuk e pranon Kosovën si shtet, e si rrjedhojë nuk e pranon asnjë bashkëpunim me organet në Kosovë. Dihet që shumica e kryesve të krimeve gjenden në Serbi, mirëpo nuk janë ekstraduar sepse nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi”.

“Pajtimi i shqiptarëve dhe serbëve mund të vije pas ndërmarrjes së disa hapave konkret. Në rend të parë të vijë në vend drejtësia. Ne e dimë që të gjithë kriminelët kurrë nuk do të mund të dënohet mirëpo të paktën një numër i madh i tyre. Pastaj duhet që secila palë të pranoj krimet që janë bërë, të njihen viktimat nga të gjitha palët, e pastaj pajtimi vjen si një proces shoqëror i cili mund të zgjasë me dekada, por pa u plotësuar këto kushte nuk mund të ndodhë”, ka thënë Bekim Blakaj, njofton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori