LAJMI I FUNDIT:

Blakaj: Instituti për krime lufte nuk do të bëjë ndjekje penale

Blakaj: Instituti për krime lufte nuk do të bëjë ndjekje penale

Gjatë ditës së mërkurë, kryeministri Albin Kurti ka emëruar Atdhe Hetimin, drejtor ekzekutiv të Institutit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

E për këtë temë në RTV Dukagjini ka folur Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK), organizatë kjo e cila është ndër të paktat në vendin tonë që ka fakte dhe të dhëna për krimet e luftës.


Blakaj ka thënë se themelimi i Institutit është një lajm i mirë, pasi do të njohë kujtesën kolektive dhe kjo do të bëhet në fakte dhe dëshmi.

“Themelimi i Institutit është lajm i mirë sepse përfundimisht mandati është që t’i mbledhë këto prova, këto dokumentacione, t’i përpunojë ato dhe të realizojë të drejtën për të ditur. Shpresojmë që në të ardhmen Instituti do të dalë me publikime dhe do të njohë kujtesa kolektive dhe po shpresoj që kjo të ndodhë në mënyrë të tillë, që kjo kujtesë të bazohet në fakte. Pra, nuk do të krijojmë një narracion që nuk është shumë i saktë, por laracon i cili ka rrënjët në fakte”, ka thënë Blakaj.

Blakaj ka treguar se Instituti nuk është organ ndjekës dhe nuk mund të ndjekë penalisht autorët e krimeve të luftës, por dëshmitë që i kanë mund t’i dërgojnë në Prokurori Speciale, e ku më pastaj vazhdohet më procedurat e ndjekjes penale”.

“Në parim Instituti nuk është organ ndjekës, Instituti nuk mund të bëjë ndjekjen penale të atyre që kanë kryer krime. Sigurisht, në raste ku Instituti vie deri të provat, të cilat mund të mos i posedojë Prokuroria e shteti, respektivisht Prokuroria Speciale, atëherë po që mund t’i ndajë me të dhe prokuroria të bëjnë ndjekjen penale”.

Blakaj thotë se në bazë të deklaratave është krijuar përshtypja e një mandati që Instituti do të bëjë një padi, apo do të bëjë ndjekjen e atyre që kanë kryer krime lufte në Kosovë, por sipas tij nuk nuk është mandati i institutit ky.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Drejtësi
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Lajme
Kalo në kategori