LAJMI I FUNDIT:

Blair: Bashkëpunimi rreth Covid-19 mund të ketë “shkurtuar” krizën për tre muaj

Blair: Bashkëpunimi rreth Covid-19 mund të ketë “shkurtuar” krizën për tre muaj

Udhëheqësit botërorë mund të kishin “shkurtuar” kohëzgjatjen e shpërthimit të Covid-19 me tre muaj nëse ata do të kishin bashkëpunuar rreth vaksinave, testimeve dhe ilaçeve, ka pohuar Tony Blair ndërsa lansoi një raport mbi përgatitjen për pandeminë tjetër vdekjeprurëse.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, ish-kryeministri i kërkoi Mbretërisë së Bashkuar të merrte drejtimin në zhvillimin e një “infrastrukture të re të sigurisë shëndetësore” që do të siguronte që vendet të koordinohen më mirë në identifikimin e kërcënimeve të reja, si dhe zhvillimin, testimin dhe prodhimin e vaksinave dhe trajtimeve.


“Sikur të kishte pasur një koordinim global një vit më parë, unë mendoj se mund të ishim ‘kursyer’ të paktën tre muaj nga ky virus”, ka thënë Blair për Guardian në një intervistë.

Raporti, “The New Necessary”, i botuar nga Instituti i tij për Ndryshim Global, argumenton se në të ardhmen, me një koordinim dhe investim të duhur ndërkombëtar, krijimi i një vaksine të re mund të arrihet në më pak se 100 ditë.

“Koha që na është dashur për të identifikuar virusin, për të zhvilluar një vaksinë dhe për ta futur atë në prodhim dhe shpërndarje ka qenë afërsisht, 15 muaj. Dhe rezultati i kësaj ka qenë që bota ka pësuar një goditje të madhe ekonomike dhe shëndetësore”, tha ai.

Raporti i bën thirrje qeverisë që të trajtojë përgatitjen për pandeminë e ardhshme si “të ngjashme me një operacion ushtarak”, duke ndjekur shfaqjen e sëmundjeve të reja duke përdorur mbikëqyrjen e nivelit më të lartë dhe duke pasur “kapacitetet në rritje” të gatshme për të prodhuar vaksina dhe ilaçe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Kalo në kategori