LAJMI I FUNDIT:

BlackBerry shiti patentat për 600 milionë dollarë

BlackBerry shiti patentat për 600 milionë dollarë

Catapult IP Innovations bleu patentat e BlackBerry për disa qindra milionë dollarë.

BlackBerry ishte në një moment një nga kompanitë më të rëndësishme në segmentin e telefonave. Megjithatë, sot kompania është vetëm një emër i licencuar dhe një koleksion patentash të ndryshme.


Ishte një grup patentash të tilla BlackBerry që Catapult IP Innovations bleu për 600 milion dollarë, raporton gsmarena.

Kompania mblodhi fondet përmes një kredie prej 450 milionë dollarësh, me një premtim për të shlyer 150 milionë dollarët e mbetur në vitet e ardhshme.

Është interesante se Catapult IP Innovations është një kompani krejtësisht e re, pa asnjë produkt në shitje. Është e mundur që plani i kompanisë do të jetë të padisë çdo firmë të mundshme IT për të marrë një tarifë për të licencuar patentat BlackBerry.

Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, të gjitha patentat e BlackBerry në lidhje me pajisjet celulare, mesazhet dhe rrjetet pa tela do të bëhen pronë e kompanisë së re.

Edhe pse BlackBerry shet patentat e tij, kompanisë do t’i jepet një licencë për t’i përdorur ato pasi marrëveshja të përfundojë. /Telegrafi/