LAJMI I FUNDIT:

“Black Panther” vazhdon xhirimet në korrik të vitit 2021

“Black Panther” vazhdon xhirimet në korrik të vitit 2021
Aktorët e "Black Panther" (Foto: Getty Images)

Filmi i shumëpritur “Black Panther” raportohet se do të fillojë me xhirime në korrik të vitit 2021.

Filmi superhero i Marvel fillimisht ishte planifikuar të fillonte me xhirime në mars 2021, por vdekja tragjike e aktorit kryesor Chadwick Boseman, vonoi planet ndërsa kasta dhe ekipi i saj nuk ishin të gatshëm për këtë.

Sipas The Hollywood Reporter, duke cituar burime të shumta, “Black Panther 2” do të xhirojë në Atlanta deri në gjashtë muaj me Ryan Coogler përsëri si drejtues.


Aktorët e “Black Panther” (Foto: Getty Images)

Letitia Wright, Lupita Nyong’o, Winston Duke dhe Angela Bassett thuhet se të gjithë janë gati të përsërisin rolet e tyre dhe ylli i Netflix “Narcos”, Tenoch Huerta, raportohet se është në bisedime për të luajtur një antagonist të ri.

Producentja ekzekutive e “Black Panther, Victoria Alonso më parë konfirmoi deklaratën e CGI për gazetën argjentinase Clarín.

“Jo Ka vetëm një Chadwick, dhe ai nuk është më me ne. Mjerisht, mbreti ynë ka vdekur në jetën reale, jo vetëm në trillime, dhe ne po duam pak kohë për të parë se si ne vazhdojmë historinë dhe si ta nderojmë këtë kapitull të asaj që na ka ndodhur papritur, aq e dhimbshme dhe e tmerrshme për të qenë e vërtetë”, shpjegoi ajo.

Chadwick Boseman (Foto: Getty Images)

Boseman vdiq në gusht në moshën 43 vjeçare pas një beteje me kancerin e zorrës së trashë.

Ai nuk e zbuloi sëmundjen e tij për publikun dhe vetëm pak njerëz të tij të afërm e dinin këtë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Magazina
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

Magazina

"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

Magazina
Kalo në kategori