LAJMI I FUNDIT:

“Black Friday” – e premtja e bëgatshme për ekonominë

“Black Friday” – e premtja e bëgatshme për ekonominë

“” tashmë është shndërruar në një traditë të përvjetshme për kompanitë në Kosovë.

Edhe kësaj radhe, për këtë ditë ofertën e prezantuan shumë biznese.


Por çfarë ndikimi ka “Black Friday” në ekonomi?

Emisioni “7 Ditë me Panxhën” kanë përgatitur një storie për begtashmërinë që kjo ditë i sjellë bizneseve, jo vetëm në Kosovë por edhe më larg.

Për një shekull termi “E Premte e Zezë” apo “Black Friday” u shoqërua me një krizë financiare të shekullit të 19-të, ndërsa mbajti konotacionin e saj negativ edhe përgjatë fillimit të shekullit të 20-të. Popullariteti i “Black Friday” u rrit në vitet 1990, kur dyqanet filluan të hapnin dyert e tyre pas të enjtes së 4-të të muajit nëntor datë që në Amerikë shënon “Ditën e Falënderimeve”.

Sipas website-it Black Friday Sale, në Francë gjatë këtij eventi në vitin 2017 ishin bërë 42.8 milion euro pagesa dhe transaksione online, me një mesatare prej 187 euro për person.

Ndërsa në Kosovë, nga të dhënat mujore të ATK-së, qarkullimi i bizneseve në kategoritë kryesore që ofrojnë zbritje për Black Friday, ka një rritje të lehtë krahasuar me vitin paraprak.

E më shumë detaje rreth asaj se sa shpenzojnë qytetarët për “Black Friday” dhe rreth asaj se cilët sektorë shënuan rritje.

Ndiqni videon më poshtë.