BKT Kosova vazhdon të sjellë avancime të shërbimeve në sektorin bankar në Kosovë.
Që nga fillimi i vitit 2019, Banka Kombëtare Tregtare Kosovë ka ndërmarrë veprime dhe investime në implementimin e shumë projekteve që synojnë transformimin dhe digjitalizimin e shërbimeve. Përderisa banka ka vazhduar të transformojë produktet dhe shërbimet ekzistuese, ajo ka zhvilluar edhe produkte të reja që përbëjnë momente historike të rëndësishme në digjitalizim, jo vetëm për vetë bankën, por për të gjithë sektorin bankar në vend.
Në këtë drejtim, BKT prezantoi platformën e saj të investimeve “Smart Invest” në eventin e fundvitit me klientë, më 19 dhjetor, 2019. Platforma e investimeve u prezantua për pjesëmarrësit e eventit në mënyrë interaktive, duke bërë sondazhe të menjëhershme me ta për të kuptuar pritjet e tyre nga një platformë investimesh.
“BKT ndjehet e privilegjuar të jetë lidere në lansimin e platformës së parë dhe të vetme të investimeve në vend, e cila do të hap dyert për qytetarët e Kosovës për të hyrë në tregjet ndërkombëtare financiare. “Smart Invest” do t’u japë klientëve tanë qasje të drejtpërdrejtë në produkte të larmishme si FX, mallra dhe aksione, jo vetëm në tregjet e niveleve të larta, si SHBA-ja, Gjermania, Japonia ose Britania e Madhe, por edhe në Afrikën e Jugut, Peru dhe shumë tregje të tjera, ku ata mund të bëjnë tregti me investitorët ndërkombëtarë.
Vetë platforma u siguron klientëve qasje të drejtpërdrejtë dhe miqësore për përdoruesit, që do të thotë se ata mund të kryejnë çdo investim vetë, në mënyrë të pavarur, pa pasur nevojë të bëjnë kërkesa paraprake në bankë. Klientët e interesuar mund të kryejnë investime me një klik, me çmimet më të mira të tregut duke përdorur platformën tonë “Smart Invest”, qoftë përmes e-banking ose mobile banking. “, thekson Muharrem Inan, Udhëheqës i Thesarit dhe Institucioneve Financiare në BKT Kosova.
“Smart Invest” do t’i lejojë klientët të monitorojnë tregjet në telefonin e tyre, ku ata gjithashtu mund të lexojnë lajme të menjëhershme, të pranojnë njoftime dhe alerte, të paraqesin kërkesa dhe të bëjnë analiza teknike. Për më tepër, klientët do të jenë në gjendje të shohin historinë e investimeve të tyre, analizën e performancës, lëvizjet e llogarive dhe shumë më tepër informacion me transparencë të plotë.
Në mënyrë që klientët të njihen me shërbimin më të ri bankar në treg, BKT do të organizojë sesione trajnimi dhe do të shpërndajë buletine të ekonomisë për klientët, ndërsa klientët mund të bëjnë çdo pyetje në bankë përmes seksionit të bisedave brenda BKT “Smart Invest”.
Sidoqoftë, marrë për bazë që shërbimi për tregun është risi, klientët mund të kontaktojnë bankën në çdo kohë për të marrë informacion më të detajuar, qoftë duke dërguar një email në ks-customerservice@bkt.com.al ose duke telefonuar përmes +383 38 666 666.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia