LAJMI I FUNDIT:

Bjellorusia shiti përmes ankandit apartamentin e lideres së opozitës Tsikhanouskaya

Bjellorusia shiti përmes ankandit apartamentin e lideres së opozitës Tsikhanouskaya

Autoritetet në Minsk kanë shitur një apartament me dy dhoma gjumi që i përket udhëheqëses së opozitës, Sviatlana Tsikhanouskaya dhe bashkëshortit të saj, blogerit të burgosur dhe ish-kandidatit të mundshëm presidencial, Sergey Tsikhanouskaya.

Një apartament prej 66 metrave katrorë në kryeqytetin e Bjellorusisë iu shit më 26 korrik një fituesi të ankandit për 203,687 rubla (rreth 73 mijë euro). Apartamenti, i cili u sekuestrua zyrtarisht nga shteti në muajin shtator, u shit pas anulimit të dy ankandeve të mëparshme.


Në vitin 2021, Tihanovski u dënua me 18 vjet burg. Akuzat kundër tij dhe disa të tjerëve të dënuar në atë kohë përfshinin nxitjen e trazirave masive, nxitjen e urrejtjes sociale, pengimin e punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe organizimin e aktiviteteve që prishin rendin shoqëror.

Të akuzuarit dhe mbështetësit e tyre i hodhën poshtë akuzat si të motivuara politikisht.

Në muajin shkurt, gjykata e dënoi Tsikhanouskayan me 18 muaj burg shtesë pasi e shpalli fajtor për “shkelje të dukshme të rregulloreve të brendshme të burgut”.

Mediat e pavarura, organizatat e të drejtave të njeriut dhe grupet e opozitës janë gjithashtu në shënjestër.

Tsikhanouskaya jeton në Lituani që kur u largua nga Bjellorusia, nga shqetësimi për sigurinë personale dhe të dy fëmijëve të saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori