LAJMI I FUNDIT:

Bjellorusët e rrahur detyrohen të premtojnë para kamerës se më nuk do të protestojnë

Bjellorusët e rrahur detyrohen të premtojnë para kamerës se më nuk do të protestojnë

Protestat në Bjellorusi vazhduan edhe të mërkurën në mbrëmje, natën e katërt pas zgjedhjeve të fituara nga presidenti, Aleksandër Lukashenko, të cilat protestuesit dhe opozita me të drejtë po i konsiderojnë të manipuluara.

Vetë Ministria e Brendshme pranoi se policia në qytetin e Brestit, përveç gazit të zakonshëm të lotëve, plumbave të gomës dhe granatave të shokut, gjithashtu qëlloi me armë zjarri edhe ndaj disa protestuesve dhe një prej tyre është lënduar rëndë, raporton CNN, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, zyrtarët shtetërorë njoftuan se gjashtë mijë persona janë arrestuar në tre netët e protestave. Megjithatë, këtë mëngjes, ajo njoftoi se 700 protestues të tjerë ishin arrestuar brenda natës, duke e çuar totalin në gati shtatë mijë – në një vend me më pak se dhjetë milionë banorë.

Dhe tani televizioni Bjellorusi ka publikuar edhe pamjet e disa prej protestuesve të arrestuar, ku shihen edhe të përgjakur dhe me lëndime të tjera trupore. Policët i pyesin para kamerës nëse ende dëshirojnë një revolucion gjersa protestuesit thonë jo.

Pamje nga Bjellorusia, thuhet se tregojnë se si policia qëllon drejt qytetarëve
Lexo po ashtu Pamje nga Bjellorusia, thuhet se tregojnë se si policia qëllon drejt qytetarëve

Videoja, të cilën e publikoi në llogarinë personale të Twitterit edhe analisti Aleks Kokcarov, ku shihet të prangosur burra dhe gra të rinj, së pari përballë murit dhe më pas drejt kamerës.

Ndryshe, komisioni zgjedhor shtetëror bjellorus ka raportuar se presidenti aktual, Likashenko ka fituar 80 për qind të votave kundrejt 10 sosh të kandidates opozitare, 37-vjeçares, Svetlana Tikhanovskaya, e cila për shkakqe sigurie ka braktisur vendin për të shkuar në Lituani. /Telegrafi/