LAJMI I FUNDIT:

Biznesmeni nën hetime, dyshohet se “pastroi” 136 miliardë euro të tri mafieve kryesore në Itali

Biznesmeni nën hetime, dyshohet se “pastroi” 136 miliardë euro të tri mafieve kryesore në Itali

Një biznesmen nga Palmi në Kalabria u vu nën hetim të premten nën dyshimin për planifikimin e pastrimit të rreth 136 miliardë eurove për tre mafiet kryesore të Italisë, “Ndrangheta” në Kalabri, “Cosa Nostra” në Sicili dhe “Camorra” në Campania.

Sipas ANSA, përcjell Telegrafi, Roberto Recordare, besohej të ketë qenë truri i një skeme të madhe pastrimi parash në emër të tre mafive, tha policia.


Po sipas ANSA, Recordare menaxhoi një fond 500 miliardë eurosh, sipas dokumenteve të prokurorit që ka parë ANSA.

Biznesmeni besohet të ketë qenë një “subjekt konfidencial i rezervuar nga Ndrangheta” i cili gjithashtu punoi për dy mafiet e tjera.

Recordare u kap në regjistrimet e telefonit duke kërcënuar jetën e prokurorit të Reggio Calabria, Giulia Pantano në lidhje me një sulm të mundshëm me bombë.

Ai gjithashtu u kap duke folur për interesat e tij në Maltë.

Duke iu referuar makinës me bombë që vrau gazetaren malteze Daphne Caruana Galizia, ai qeshi, duke thënë “ata ishin ende duke mbledhur pjesët e saj në Maltë”. /Telegrafi/