LAJMI I FUNDIT:

Biznesmenët e Prizrenit i ankohen Veselit për vështirësitë

Biznesmenët e Prizrenit i ankohen Veselit për vështirësitë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, që njëherësh është edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, sot ka qëndruar në Prizren, ku është takuar me ekspertët e fushës së ekonomisë.

Veseli nga ekspertët prizrenas kërkoi që të dijë nga ata që të tregojnë brengat dhe ato vështirësitë në të cilat hasin gjatë punës së tyre si biznesmenë.


“Shpreheni në mënyrë të drejtpërdrejtë qoftë kritikat apo qëndrimet dhe idetë se si Kosova mund të ecë përpara, cilat janë vështirësitë drejtpërdrejt që e mban Kosovën në një forme të okupuar në bilanc të tillë negativ tregtar. Pse jemi shndërruar në shoqëri konsumuese, pse nuk kemi prodhim vendos, pse nuk arrihet që prodhimet tona vendore t’i konkurrojnë prodhimet që vijnë nga BE në çmime. Të gjitha këto janë vështirësi me të cilat ballafaqohemi, me të cilat ju ballafaqoheni edhe drejtpërdrejt. Këtu po shoh biznese që kanë afarizëm të suksesshëm që punësojnë me mijëra njerëz. Çfarë duhet të bëjnë institucionet e Kosovës ta mbrojnë edhe kufirin por të njëjtën kohë edhe prodhimin. Çfarë duhet të bëjnë që institucionet t’i krijojnë të rinjve tanë që të punësohen që mos të dalin jashtë Kosovës. Kjo është ajo çka dëshiroj të dëgjoj n ga ju”, tha Veseli.

Shkëlzen Mustafa nga komuniteti i biznesit për regjionin e Prizrenit Shkëlzen Mustafa është ankuar për disa nga vështirësitë me të cilat hasin ata, por me këtë rast ai ka përmendur mungesën e fuqisë punëtore e të cilët sipas tij janë destinuar vetëm në drejtimin ekomomik dhe juridik.

Ai me këtë rast propozoi që Ministra e Arsimit të merret me këtë çështje pasi që aftësimi profesional i të rinjve është lënë anash.

Refki Hoxha nga Oda Ekonomike Regjionale tha se bizneset po ballafaqohen me mungesë të infrastrukturës dhe me kreditë e larta.

Ndryshe pas turit me qytetarë dhe studentë, kryetari i PDK-së që nga dje ka filluar edhe turin me ekspertë kryesisht të fushës së ekonomisë./KP/