Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, dhe nënkryetari Eroll Zekeria, kanë pritur në një takim biznesmenin e njohur turk nga Antalia e Turqisë, Ali Kogjakaja, drejtor i përgjithshëm i Organizatës për shërbime të reklamimit dhe prezantim “Icraat”, me të cilin kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit dhe sjelljen e investitorëve turq në Mitrovicë për realizim të projekteve të ndryshme.
Kryetari Bahtiri pasi falënderoj biznesmenin nga Turqia Kogjakaja për interesim për të investuar në Mitrovicë, tha se komuna e Mitrovicës ka pas bashkëpunim të mirë me qytete dhe organizata të ndryshme nga Turqia, të cilat kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme Mitrovicën dhe qytetarët e saj.
Biznesmeni nga Turqia Kogjakaja tha se në rajonin e Antalias është i formuar një asociacion që përshin 87 rajone dhe 227.000 anëtarë, në mesin e të cilëve ka edhe shumë politikanë e biznesmenë të dalluar, ndërsa që përfaqësuesit këtij asociacioni janë të interesuar për të investuar në qytetin e Mitrovicës për realizimin e projekteve të ndryshme.
Ai tha se drejtuesit e asociacionit janë të interesuar që fillimisht në Mitrovicë të ndërtojnë një fabrikë tekstili, ndërsa që i tërë fitimi që del nga prodhimet e saj të investohen vazhdimisht në projekte tjera të ndryshme po në Mitrovicë.
Interesim tjetër sipas Kogjakajës, është edhe ai për përgatitjen e ekspertëve dhe kuadrove tjera profesionale që i duhen Mitrovicës, duke organizuar kurse të ndryshme pa pagesë, të cilat do të mbaheshin nga ligjëruesit që do të vin nga Turqia.
Po ashtu, ai tha se një spital i njohur në rajonin e Antalias, ka marrë vendim që për pacientët kosovar që duan të shërohen atje, të ketë zbritje prej 30 për qind për shërbimet që i bënë personeli mjekësor i spitalit, si dhe përmendi edhe mundësi të tjera bashkëpunimi në fusha të ndryshme.
Kryetari Bahtiri, tha se ndjehet mirë për gatishmërinë e biznesmenëve nga rajoni i Antalias të Turqisë për të investuar në komunën e Mitrovicës.
Ai tha se komuna do t’i kryej me përgjegjësi të gjitha obligimet që do i merr përsipër dhe do të siguroj gjithçka që është e nevojshme dhe që investitorët kërkojnë për plotësimin e kushteve për realizimin e projekteve në të cilat ata do të investojnë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPunë në Gjermani? Dy ndryshime me interes hyjnë në fuqi që nga 1 qershori
Rryma për veriun: S’ka kompensim për milionat e shpenzuara deri më 2012
Kompania lidere në Kosovë shënon 20 vjetorin e themelimit
Telegrafi Jobs lidh punëkërkuesit me punëdhënësit
Nxitja e imagjinatës tek fëmijët përmes platformës Brainhero.ai
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United