LAJMI I FUNDIT:

Biznesi në Mitrovicë pengohet nga kontejnerët e mbeturinave (Video)

Biznesi në Mitrovicë pengohet nga kontejnerët e mbeturinave (Video)

Prezenca e kontejnerëve në hyrje të kafiterive dhe kundërmimi i tyre, po krijon pakënaqësi tek pronarët dhe klientët lokaleve.

Një gjë e tillë po e brengos edhe pronarin e një kafeneje në Mitrovicë, objekt ky që është i mbrojtur si trashëgimi kulturore.

Ervin Zenelaj nga Mitrovica thotë për RTV Dukagjinin se kontejnerët që gjenden para kafiterisë të tij po pengojnë mbarëvajtjen e punës dhe se kundërmimi i madh po i hapë telashe me klientët.

“Kemi probleme me klientët dhe rrjedhimisht po kemi problem në funksionimin e biznesit. Është e vërtet që kontejnerët janë vendosur para se me hap lokalin, por objekti ka qenë tepër i prapambetur”, deklaroi ai.

Ky objekt është i mbrojtur si trashëgimi kulturore, pasi më parë ka qenë muze, ndërsa në vite më të hershme ka shërbyer si hamam.

Kërkesën e Zenelajt drejtuar Komunës, e ka përkrahur edhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Mitrovicë.

Ndërkaq, Irfan Peci, zyrtar i Mjedisit në Komunën e Mitrovicës, thotë se pikat ku vendosen kontejnerët janë të përcaktuara nga Kuvendi i Komunës.

Sipas tij, mundësia e vetme është zhvendosja disa metërshe e kontejnerëve.

“Ne u kemi premtuar se jemi duke bërë përpjekje që sadopak me rregulluar gjendjen. Mund të bëjmë ndonjë zhvendosje prej 4-5 metrash, por në terren ende nuk kemi gjetur ndonjë zgjidhje. Zgjidhja nuk është e lehtë, për arsye se jemi në mes të kërkesës së pronarit dhe kërkesës së banorëve, sepse edhe ata dikund duhet me i gjuajt mbeturinat”, ka thënë Peci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori