LAJMI I FUNDIT:

Bizneset shqiptare, Albed dhe Nova Küchen, hapin lokalin për kuzhina në zemër të Bernit

Bizneset shqiptare, Albed dhe Nova Küchen, hapin lokalin për kuzhina në zemër të Bernit

Nëse kërkoni për kuzhina me cilësi të lartë në Zvicër, ju njoftojmë me lokalin më të ri në zemër të Bern-it. Albed, një emër i njohur në sektorin e mobiljeve, në bashkëpunim me Nova Küchen, kanë përuruar lokalin, duke sjellë një frymë të re në tregun e kuzhinave.

Lokali, i vendosur në Kirchbergstrasse 97a, 3400 Burgdorf, premton të ofrojë zgjidhje moderne dhe të personalizuara për çdo ambient kuzhine. Hapja e këtij lokali është një shembull i përkushtimit të të dyja kompanive për të ofruar elegancë, inovacion, dhe cilësi.

Ky bashkëpunim simbolizon një hap të madh për të dyja palët, duke vënë theksin tek rëndësia e kombinimit të ekspertizës së Albed me energjinë dhe perspektivën e re që sjell Nova Küchen. Inaugurimi i sallonit të ri është pritur me entuziazëm nga komuniteti dhe profesionistët e industrisë, duke u bërë një ngjarje kyçe për të demonstruar koleksionet e kuzhinave të ofruara.

Salloni i ri ofron jo vetëm kuzhina të bukura dhe funksionale, por edhe një ekip të dedikuar të konsulentëve dhe dizajnuesve profesionistë. Këta ekspertë janë të gatshëm të udhëzojnë klientët përmes procesit të zgjedhjes, duke u siguruar atyre që blerja e kuzhinës së tyre të ëndrrave bëhet një realitet i arritshëm dhe një përvojë të këndshme.

Për më shumë informacione vizitoni:

Facebook: Albed

Instagram: albed_furniture

Tel: 048 464 600