Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një konferencë virtuale me zëvendëskryeministrin Besnik Tahiri, në të cilën u diskutua e ardhmja e ekonomisë së vendit, me theks të veçantë në rimëkëmbjen nga pandemia COVID-19.
Gjatë këtij diskutimi përfaqësuesit e bizneseve anëtare të Odës patën mundësinë të shpalosnin shqetësimet e tyre dhe të ofronin rekomandime përkatëse për përkrahjen e nevojshme nga Qeveria.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, potencoi nivelin e dëmeve që pandemia COVID-19 ka shkaktuar mbi funksionimin e shtetit në përgjithësi si dhe ndikimin negativ mbi sferën e shëndetit publik dhe atë të ekonomisë.
Sipas Tahirit, problemi kryesor me të cilin janë ballafaquar deri më tani ka qenë sigurimi i buxhetit të mjaftueshëm për të mbyllur hendeqet e ndryshme dhe rënien drastike të të hyrave shtetërore, ku ai shtoi se brenda strategjisë për rimëkëmbje ekonomike tanimë janë miratuar fonde specifike për qasje në financa për të gjitha palët e goditura.
Ai tha se vendimmarrja e Qeverisë e cila lidhet me aktivitetet ekonomike, edhe pse në konsultim të ngushtë me sektorin privat është mjaft e vështirë për shkak të nevojës së ruajtjes së shëndetit publik.
Tahiri tha se përmes Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, me të cilin tashmë publiku është i familjarizuar, synohet të stimulohet qarkullimi i parasë në ekonominë e vendit duke disbursuar mjete edhe tek sektori privat por edhe tek skema sociale.
“Tani jemi në muajin gusht, dhe synimi jonë është që në këta dy muaj në shtator dhe tetor, me kalimin e Ligjit për Rimëkëmbje të ndihmojmë sa më shpejtë dhe në mënyrë sa më efikase mbi bazën e parimeve dhe vendimeve që i kemi marrë, disbursimin e mjeteve tek sektori privat mirëpo dhe te skemat sociale”, potencoi Tahiri.
Erëmal Bajrami, menaxher i përgjithshëm në kompaninë KFC dhe njëherit kryesues i Komitetit të Gastronomisë dhe Turizmit të Odës Ekonomike Amerikane, foli mbi disa nga sfidat me të cilat po përballet ky sektor.
Sipas tij, industria e gastronomisë sfidën më të madhe e ka kufizimin e lëvizjes së qytetarëve deri në ora 22:30, dhe gjithashtu ndalimin e shfrytëzimit të pishinave në hapësirat e jashtme, ndërsa lejohen ato në hapësirat e brendshme.
Bajrami foli edhe për tatimin në vlerën e shtuar për këtë sektor, i cili në Kosovë është i njejtë me TVSH-në për produkte apo shërbime të tjera, kur sipas tij në fakt duhet të jetë më e ulët siç është në shtetet e tjera.
Ai mes tjerash prezantoi edhe dokumentet e Komitetit të Gastronomisë dhe Turizmit për përkrahjen për ndërmarrjet e këtij sektori i cili është njëri ndër më të goditurit në Kosovë.
Kryesuesit e komiteteve dhe anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane u shprehen se pavarësisht që shuma monetare e pakos së rimëkëmbjes është më modeste kundrejt asaj që është pritur, kërkohet që me urgjencë të nisë zbatimi i pakos së masave të rimëkëmbjes.
Ata u bënë apel deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që me procedurë të shpejtë të aprovojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, si dhe projektligjet e tjera të natyrës ekonomike.
Bizneset u shprehën se në shumë sektorë situata aktuale është më e vështirë tash se pas vendosjes së masave kufizuese, pavarësisht lehtësimit të masave dhe neglizhenca e deputetëve të Kuvendit po çon në depresion të thellë ekonomik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë