LAJMI I FUNDIT:

Bizneset informohen për rëndësinë e pronësisë intelektuale

Bizneset informohen për rëndësinë e pronësisë intelektuale

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me Agjencinë e Pronësisë Industriale nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Zyrën për të Drejtat e Autorit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Doganën e Kosovës organizuan sesionin informues për bizneset anëtare me temën “Rëndësia e Pronësisë Intelektuale”.

Koordinatorja e OAK, Qëndresa Ibrahimi, falënderoi institucionet për gatishmërinë për të qenë pranë bizneseve për të i informuar në detaje lidhur me rëndësinë e pronësisë intelektuale.


Drejtori i Agjencisë për Pronësi Industriale në MTI, Nezir Gashi, informoi më detajisht bizneset lidhur me objektet e pronësisë industriale, duke përfshirë: marka tregtare, patenta, dizjani industrial dhe treguesit gjeografik, duke dhënë edhe detaje lidhur me procedurat e aplikimit.

Valon Kashtanjeva, drejtor i Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta në MKRS, i informoi bizneset në detaje lidhur me të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.

Sadije Topojani udhëheqëse e sektorit të Pronësisë Intelektuale në Dogana, theksoi që janë të angazhuar maksimalisht në zhdukjen e imitimit të produkteve, gjë për të cilën vazhdimisht kanë realizuar disa operacione në mënyrë që bartësit e së drejtës të jenë të mbrojtur me ligj në këtë drejtim.

Në fund të këtij takimi, bizneset pjesëmarrëse patën mundësi që të diskutojnë për mes adresimit të problemeve me të cilat ato po përballen. /Telegrafi/