Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në hapje të konferencës “BE-ja promovon ndërmarrësinë dhe NVM-të: Programi COSME”, që ka për qëllimin përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mesme në Kosovë, ka ftuar bizneset që të aplikojnë për programin e Konkurrencës së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (COSME).
Ministri Shala ka theksuar se Komisionin Evropian ofron në vazhdimësi ndihmë në aspektin e zhvillimit ekonomik, instituvonal dhe ndihmon bizneset e vogla dhe të mesme.
“Një falënderim i veçantë për Komisionin Evropian për përkrahjen e vazhdueshme që ofron për institucionet e Qeverisë së Kosovës si në aspektin e formimit institucional, zhvillimit të kornizës ligjore, reformave të ndryshme rregullative, ashtu edhe në aspektin e përkrahjes që ofrojnë për të stimuluar zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, në veçanti për zhvillimin e ndërmarrësisë përmes projekteve të ndryshme. Shembull konkret për këtë kemi programin e COSME-s që ka për synim zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, tha ministri Shala.
Ministri bëri të ditur se programi në fjalë është një mundësi e mire për të promovuar ndërmarrësin dhe për te përmirësuar ambientin afarist për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
“Në cilësinë e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë ju siguroj që prioritet kemi zhvillimin e kapaciteteve ekonomike në Kosovë dhe keni përkrahjen e plotë nga ana jonë në mënyrë që të arrijmë t’iu mundësojmë bizneseve të realizojnë potencialin e tyre të plotë si brenda ekonomisë vendore po ashtu edhe në ekonominë ndërkombëtare. KIESA si Agjenci për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosova, në kuadër të aktiviteteve të saja ka edhe programin COSME, për të cilin program paguan obligimet financiare vjetore në nivel ndërkombëtar dhe njofton komunitetin e biznesit për mundësitë e përfitimit nga programi COSME”, theksoi Shala.
Ai tha se MTI-ja, në mënyrë të vazhdueshme po punon që Kosovën të bëhet vend ideal për të bërë biznes.
“Ne në MTI, në mënyrë të vazhdueshme jemi duke punuar që Kosovën ta bëjmë vend ideal për të bërë biznes. Njëkohësisht, zhvillimi i potencialit të prodhimtarisë vendore mbetet fokusi jonë, gjithmonë duke u siguruar që kemi konkurrence të drejtë dhe të barabartë në treg. Në kuadër të mandatit të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve ne Kosove ofrojmë programe mbështetëse për ndërmarrësit në Kosove duke filluar nga subvencionimi makinerive prodhuese, skemat për certifikim të produkteve, skemat për këshillim, bashkëpunimi me bizneset dhe gjetja e tregjeve të huaja etj. Njëkohësisht, ja vlen të ceket roli i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore i cili ka garantuar mbi 1 mijë kredi në vlerë prej afër 52 milionë euro, në gjysmën e pare të këtij viti, për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme. Këto kredi nuk do të lëshoheshin pa garancinë e Fondit Kosovarë”, tha ministri Shala.
Sipas tij, Programi i COSME-s është edhe një mundësi më e madhe për t’ju mundësuar ndërmarrjeve dhe ndërmarrësve të rijnë për tu zhvilluar edhe më tutje.
“Të përdoren fondet si COSME dhe të ngjashme për të intensifikuar dhe më tutje qasjen në tregje ndërkombëtare dhe rajonale”, tha ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Projekte të reja për zhvillimin e aftësive do të financohen nga Fondi Rajonal i Sfidave në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën