Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pas pjesëmarrjes në takimin me bizneset kryesore të rajonit të Prizrenit, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, ka vizituar edhe disa prej kompanive të suksesshme të Komunës së Prizrenit.
Gjatë takimt dhe vizitave në Prizren, të gjithë përfaqësuesit e bizneseve prizrenase e përkrahën në mënyrë unanime dhe pa asnjë rezervë Pakon Fiskale 2, e cila i barazon me konkurrentët në treg.
Fillimisht, kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi dhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka vizituar Kompaninë “ABI”, e cila bënë grumbullimin dhe përpunimin e qumështit, pemëve dhe perimeve, si dhe produktet higjieno-sanitare dhe merret me veprimtari të tjera ekonomike.
Kryeministri Mustafa e quajti Kompaninë “ABI”, shembull të mirë, e cila është shumë e përgatitur dhe bartëse e zhvillimit ekonomik në Prizren dhe më gjerë.
“Një kompani e cila ka produkte që janë konkurrente në tregun regjional dhe tregun evropian, që eksporton produkte të ndryshme dhe krijon kulturë të konsumimit të këtyre produkteve edhe në Zvicër dhe në vende tjera, që është një shembull i mrekullueshëm, që bart një barrë të madhe të punësimit, sepse punëson 700 punëtorë dhe pritet t’i punësojë edhe 500 me projektin e ri”, tha kryeministri.
Ky numër i të punësuarve, është edhe më i madh kur merret parasysh bashkëpunimi që ka me fermerë dhe me biznese tjera. Për të mundësuar sa më shumë rritje të prodhimit, kryeministri Mustafa tha se do të dëgjojnë gjithmonë kërkesat e bizneseve.
“Ne erdhëm sot të bisedojmë me bizneset, të këmbejmë mendimet se çfarë duhet të bëjmë edhe më tutje që të ndihmojmë që ata të kenë kushte të barabarta të konkurrencës në treg dhe të prodhimit, do të bëjmë maksimumin që të krijojmë kushte të mira të punës, por po ashtu të dëgjojmë bizneset, të marrim parasysh të gjitha kërkesat e tyre, sepse këta janë që e zhvillojnë Kosovën”, tha kryeministri.
Irfan Fusha, pronari i Kompanisë “ABI” falënderoi kryeministrin Isa Mustafa për vizitën, i bindur se Qeveria e Kosovës do të vazhdoj përkrahjen e bizneseve edhe në të ardhmen.
“Jemi këtu që të punojmë dhe detyra jonë është që sa më shumë të punësojmë njerëz në industrinë tonë. Ne kemi projekte të reja dhe shpresojmë se brenda një viti do t’i punësojmë edhe 500 punëtorë”, tha Fusha.
Më pas, kryeministri Mustafa vizitoi edhe Kompaninë “Hoti”, e cila bënë përpunimin e drurit.
Kryeministri Mustafa vlerësoi punën që po bënë kjo kompani, e cila ka krijuar kushte që firma të eksportoj jashtë vendit gati të gjitha prodhimet e saj.
“Është një biznes familjar i cili po zgjerohet, po punëson njerëz të rinj dhe po i mëson që ta bëjnë këtë punë nga e cila nuk do të ishte mirë të hiqet dorë, sepse shpreh një lloj të kulturës dhe traditës tonë për përpunimin e drurit, por edhe të prezencës tonë në zyrat e rëndësishme evropiane dhe botërore”, tha kryeministri, duke përgëzuar drejtuesit e firmës për punën që po bëjnë dhe për afirmimin e Kosovës jashtë vendit me produktet e tyre.
Edhe pronari i Kompanisë, Hysni Hoti, falënderoi kryeministrin Mustafa për vizitën, duke theksuar se kanë besim të plotë në mbështetjen e Qeverisë.
“Jemi të kënaqur me punën që institucionet kanë bërë për kompanitë kosovare”, tha pronari Hoti.
Kryeministri Mustafa, vizitoi edhe kompaninë që merret me prodhimin dhe përpunimin e kartonëve dhe ambalazhit prej letre “Kosova Pack”.
Kryeministri Mustafa është njoftuar për punën dhe prodhimin e kësaj kompanie, e cila ndër të tjera merret me prodhimin kartonit të valëzuar për ambalazh dhe prodhime tjera nga kartoni sipas llojeve, ngjyrave, dhe shënimeve siç kërkohen nga tregu. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën