LAJMI I FUNDIT:

Bitcoin fillon të stabilizohet

Bitcoin fillon të stabilizohet

Pasi humbi një të katërtën e vlerës, në vetëm 24 orë, kriptomonedha Bitcoin ka ndalur rënien duke filluar të stabilizohet gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes.

Aktualisht, sipas CoinMarketCap, një Bitcoin tregtohet me 11,027.50 dollarë, kurse dje kjo kriptovalutë është tregtuar me 9,446.19 dollarë, vlera më e ulët për vitin 2018. Brenda 24 orëve ra me mbi 25 për qind dhe 47 për qind që nga dhjetori i 2017-së kur ishte në pikën më të lartë prej afër 20 mijë dollarë, shkruan Telegrafi.


Deklarata e ministrit koreano-jugor të Drejtësisë se do të ndalohet Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera ka shkaktuar një pakënaqësi publike, mirëpo ende nuk është marr një vendim i prerë në këtë drejtim. /Telegrafi/