LAJMI I FUNDIT:

Bislimi takohet me Hofreiter, flasin për liberalizimin e vizave dhe Procesin e Berlinit

Bislimi takohet me Hofreiter, flasin për liberalizimin e vizave dhe Procesin e Berlinit

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti Kryesuesin e Komisionit për Çështje Evropiane të Bundestagut Gjerman, Anton Hofreiter.

Zëvendëskryeministri e njoftoi z. Hofreiter për avancimet që ka bërë Kosova në fushën e zhvillimit ekonomik, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe fushave të tjera.


Ndërsa, Hofreiter u shpreh përkrahës për procesin e liberalizimit të vizave dhe tha se do të ketë energji të re në kuadër të Procesit të Berlinit.

Zëvendëskryeministri Bislimi, gjithashtu tregoi që zgjedhjet demokratike në Ballkan janë përkthyer në sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe rikthim të shpresës së qytetarëve.

Ai falënderoi Gjermaninë për ndihmën në fushat e ndryshme nga energjia, në ekonomi dhe diplomaci, dhe gjithashtu kërkoi më shumë përkrahje të Gjermanisë në investime në Kosovë.