Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, së bashku me Drejtorin e zyrës së GIZ Kosova, David Oberhuber, dhe Udhëheqësin e Ekipit, Margus Sarapuu, ka nënshkruar sot marrëveshjen për implementimin e projektit “Mbështetje për Proceset e Reformës së Integrimit në BE”.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, ku ashtu thuhet se ky projekt ka vlerë 5 milionë euro.
“Ky projekt i financuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë (në vlerë prej €5 milionë), i zbatuar përmes GIZ-it në Kosovë, dhe me një pjesë bashkëfinancimi nga BE-ja përmes IPA-s, adreson mangësitë në zbatimin e reformave në Kosovë”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, në komunikatë thuhet se “Projekti ka për qëllim sigurimin e mbështetjes drejt krijimit të kushteve të nevojshme për të harmonizuar zbatimin e politikave në raport me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, përmirësimin e kushteve për ekzekutimin administrativ në fusha të caktuara, përmirësimin e qasjes në drejtësi për qytetarët me të ardhura të ulëta dhe përmirësimin e zbatimit të ligjit mjedisor”.
“Projekti është vazhdimësi e tri fazave të mëhershme të bashkëpunimit teknik nëpërmjet projekteve: “Mbështetje për Proceset e Integrimit Evropian”, “Reforma Ligjore dhe Administrative” dhe “Qeverisja e Mirë Financiare në Kosovë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKlinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
10 arsye pse duhet të studioni në UBT!
Valtech blen Kin + Carta’n, kompani prezente edhe në Kosovë
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri