LAJMI I FUNDIT:

Bislimi: Këtë vit prioritet pranimi i pyetësorit nga Komisioni Evropian, të dëshmojmë se Kosova meriton statusin e vendit kandidat

Bislimi: Këtë vit prioritet pranimi i pyetësorit nga Komisioni Evropian, të dëshmojmë se Kosova meriton statusin e vendit kandidat

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi në raportimin e tij para Komisionit për Integrime Evropiane i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që Kosovës t’ia largojë masat ndëshkuese, pasi sipas tij, janë përmbushur kërkesat bazë dhe situata është e qetë.

Ai para deputetëve tha se me heqjen e masave fokusi do të kthehej në avancimin e integrimit evropian të Kosovës.

Zëvendëskryeministri bëri të ditur se të hënën kanë dorëzuar në Bashkimin Evropian listën e reformave pas “Planit të rritjes” së Bashkimit Evropian, duke shtuar se me listën e reformave synohet avancimi në administratën publike, digjitalizimi etj.


Bislimi po ashtu njoftoi se synim për këtë vit është pranimi i pyetësorit nga Komisioni Evropian, raporton Telegrafi.

“Synim për këtë është pranim i pyetësorit nga Komisioni Evropian në mënyrë që të dëshmojnë se Kosova meriton statusin e vendit kandidat dhe në këtë mënyrë të vazhdojmë me hapa konkret drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian…”, tha ai.

Siç shkruan Telegrafi, Bislimi po ashtu ka folur për udhëtimin e lirë të qytetarëve të Kosovës pas liberalizimit të vizave, gjersa tha se po e përcjellin me vëmendje dhe gjithçka po shkon në rregull.

Ai po ashtu përmendi njohjen e pasaportave nga Spanja, gjersa shtoi se Pakoja e Zgjerimit e BE-së e kthen shpresën se Ballkani Perëndimor sërish po kthehet në vëmendje.

Sipas tij, “Plani i rritjes” i BE-së është veprim i duhur dhe sipas tij Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet dhe reformohet. I dyti i ekzekutivit po ashtu tha se mbështesin qasjen që kushtëzon fondet e BE-së me pranimin e vlerave të BE-së.

Ai tha se me këtë Kosova përfiton 950 milionë euro brenda katër viteve, me grante dhe kredi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori