LAJMI I FUNDIT:

Bislimi dhe Haxhiu takojnë anëtarët e Komisionit të Venecias, flasin për Vettingun

Bislimi dhe Haxhiu takojnë anëtarët e Komisionit të Venecias, flasin për Vettingun

Delegacioni i Komisionit të Venecias i përbërë nga raportuesja Grainne McMorrow dhe përfaqësuesi i sekretariatit të KV-së, Schnutz Durr, u pritën në takim nga zyrtarë qeveritarë me qëllim që të diskutohen draft amendamentet kushtetuese për çështjen e Vettingut dhe draft opinioni i Komisionit të Venecias mbi këto amendamente si dhe koncept dokumentin e Vettingut si tërësi.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe grupi i hartuesve të dokumenteve, njoftuan raportuesen Mc Morrow me punën e deri tanishme të grupit punues në hartimin e Amendamenteve Kushtetuese sipas modaliteteve dhe rekomandimeve të përshkruara në draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias.


Në komunikatën për media po ashtu thuhet se raportuesja u njoftua edhe me procesin e hartimit të Ligjit për Vlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ku ministrja Haxhiu premtojë se, sapo të jetë gati dhe i përkthyer, drafti i ligjit do të dërgohet para Komisionit për vlerësim.

Ndër të tjera, ministrja Haxhiu përmendi edhe nevojën për Vetting si një kërkesë shoqërore për Kosovën, ekzistimin e korrupsionit të përhapur në gjithë sistemin (të konstatuar edhe në draft opinion), ndryshimet ligjore të vazhdueshme por pa rezultate konkrete dhe mos funksionimin e mekanizmave të brendshëm të llogaridhënies për gjyqtar dhe prokurorë.

Në fund, zëvendëskryeministri dhe ministrja falënderuan Komisionin e Venecias për punën e vazhdueshme që është duke e bërë në rastet që po i dërgon Kosova për opinion dhe këshillat e vlefshme që po merr nga përvoja shumë vjeçare e Komisionit të Venecias në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori