LAJMI I FUNDIT:

‘Bishat’ sovjetike të ‘Luftës së Ftohtë’, të prodhuara për të ecur jashtë rrugëve (Foto)

‘Bishat’ sovjetike të ‘Luftës së Ftohtë’, të prodhuara për të ecur jashtë rrugëve (Foto)

Industria sovjetike e automobilave mund të ketë qenë konsideruar si ‘konservatore’ në vitet 1950- ’60, të paktën në fushën civile.

Nga ana tjetër, automjetet e atëhershme ushtarake të bëra në BRSS ishin në fillim të një faze të re, ose të konsideruar si ‘agimi’ i shumë prototipave të suksesshëm.


Gara me Shtetet e Bashkuara për dominimin e botës sapo kishte filluar dhe inxhinierët më të mirë të të dyja krahëve po mundoheshin të bënin më të mirën e tyre.

Nuk kishte rregulla. Ata filluan nga idetë e pastra dhe origjinale por edhe me dizajne të vjetra ose të patestuara, por që vidheshin në çast. Pra thënë fjalë për fjalë, kjo garë nuk kishte të ndalur.

Më poshtë ‘Mapo.al’ sjell disa nga këto prototipa sovjetik të kohës, të kryesuar nga ‘ZIL’-i i famshëm shumë i përdorur edhe në Shqipëri madje deri në vitet 2000.