LAJMI I FUNDIT:

Bisedimet për rihapjen e qeverisë në SHBA përsëri në rrugë pa krye

Bisedimet për rihapjen e qeverisë në SHBA përsëri në rrugë pa krye

Në Uashington, bisedimet për rihapjen e qeverisë hynë përsëri në rrugë pa krye të mërkurën, pas një takimi që Presidenti Donald Trump pati në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësit demokratë të Kongresit.

Në një koment në Twitter, Presidenti i quajti “një humbje e plotë kohe” bisedimet me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe udhëheqësin e demokratëve të Senatit, Chuck Schumer.


Ai tha se dy demokratët i ishin përgjigjur me një “jo” kur ai i kishte pyetur nëse ishin gati të financonin një barrierë kufitare brenda një muaji, nëse ai binte dakord t’i jepte fund mbylljes së qeverisë.

Senatori Schumer tha se Presidenti ishte larguar papritur nga salla e takimit dhe e quajti këtë diçka “vërtet për të ardhur keq”.

Për shkak të mosmarrëveshjeve mes dy palëve për fondet e sigurisë kufitare, një e katërta e qeverisë federale ka mbetur e mbyllur që nga 22 dhjetori.

Presidenti Trump thotë se u takon demokratëve “të kalojnë ligjin për buxhetin dhe të rihapin qeverinë”.

Nga ana e tyre demokratët ngulin këmbë se mbyllja e qeverisë po vazhdon vetëm për shkak se presidenti Trump refuzon të heqë dorë nga kërkesa prej 5.7 miliardë dollarësh për një mur në kufirin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, transmeton tch.

Të mërkurën Presidenti Trump tha se republikanët janë “krejtësisht të bashkuar” në çështjen e ndërtimit të murit kufitar, ndonëse disa ligjvënës republikan kanë shprehur shqetësim për mbylljen e pjesshme të qeverisë.

Pas një takimi në selinë e Kongresit me republikanët e Senatit, Presidenti tha se nuk pati “asnjë diskutim tjetër përveç solidaritetit”.

Ai po shqyrton idenë për shpalljen e një deklarate kombëtare të emergjencës për të anashkaluar Kongresin dhe për të siguruar fondet e ndërtimit të murit jugor. Ai tha se mund ta bëjë këtë nëse nuk arrin të sigurojë një marrëveshje me demokratët.

Ndërkohë, si pasojë e mbylljes së pjesshme të qeverisë, rreth 800 mijë punonjës federalë janë detyruar të qëndrojnë në shtëpi ose të punojnë pa pagesë.

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori