LAJMI I FUNDIT:

BISEDË ME NJË TË MBIJETUAR

BISEDË ME NJË TË MBIJETUAR

Poezi nga: Erich Fried
Përktheu: Maksim Rakipaj

– Ç’ke bërë atëhere
që s’duhej ta kishe bërë?
– Asgjë.

– Çfarë s’ke bërë pra,
që duhej ta kishe bërë?
– Plot gjëra duhej
të kisha bërë.

– Dhe përse nuk i bëre?
– Sepse kisha frikë.
– Përse kishe frikë?
– Sepse nuk doja të vdisja.

– Vdiqën të tjerë
meqë ti nuk doje të vdisje?
– Besoj se po.

– Ke ndonjë gjë për të shtuar
për çka s’ke bërë?
– Një pyetje: Po ti, ç’do të kishe bërë,
sikur të ishe në vendin tim?

– Këtë nuk e di
dhe s’mundem të të gjykoj.
Por them këtë:
nesër askush prej nesh
s’ka për të mbetur gjallë
nëse edhe sot,
rrimë duarkryq.