Pse nuk është mirë të rrihet vetëm? Vetëm 10 minuta bisedë me një person tjetër, mund të ndikojnë që t’ju përmirësohet kujtesa dhe intelekti, pohojnë shkencëtarët nga Universiteti i Michiganit.
"Gjatë studimit tonë, shoqërimi me të tjerët është dëshmuar po aq i efektshëm sa edhe disa ushtrime tradicionale mentale për përmirësim e kujtesës dhe aftësisë intelektuale", shkruan Oscar Ybarra, psikolog nga U-M Instituti për Kërkime Sociale (ISR) dhe udhëheqës i hulumtimit, në të cilin kanë punuar psikologu i ISR-së, Eugene Burnstein, dhe psikologu, Piotr Winkielman nga Universiteti i Californias në San Diego.
Duke vlerësuar të dhënat e 3.610 personave, nga mosha 24 deri në 96 vjeçare, është vërtetuar lidhje në mes të nivelit të lartë të interaksionit shoqëror dhe funksioneve të zhvilluara kognitive.
Gjatë eksperimentit të dytë, shkencëtarët kanë kryer një test laboratorik për të vlerësuar se si interaksioni shoqëror dhe ushtrimet intelektuale ndikojnë në kujtesë dhe aftësi mentale.
"Kemi vërejtur që edhe interaksioni i shkurtër prej vetëm dhjetë minutash rrit aftësinë intelektuale njëjtë si përfshirja në, le ti quajmë, aktivitete intelektuale", ka thënë Ybarra.
Sa u përket rezultateve, duket që vizita e mikut apo e fqinjit mund të jetë po aq e rëndësishme për mprehtësinë e trurit si zgjidhja e fjalëkryqeve.
Ybarra ka theksuar se, izolimi shoqëror mund të ketë ndikim negativ në aftësinë intelektuale, si dhe në stabilitetin emocional të individit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtatë arsyet pse punonjësit më të mirë japin dorëheqjen, edhe kur ata e pëlqejnë punën që bëjnë

Gota mban erë vezësh? Ja pse ndodh!

Më të mençurit janë personat që e preferojnë vetminë
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame