LAJMI I FUNDIT:

Birminghami shpall falimentimin financiar, merret nën mbikëqyrjen e Londrës

Birminghami shpall falimentimin financiar, merret nën mbikëqyrjen e Londrës

Qeveria e Britanisë se Madhe ka dërguar një komision për ta vënë metropolin e falimentuar të Birminghamit në kurs konsolidimi. Në fillim të shtatorit Birminghami shpalli falimentimin.

Michael Gove, ministri përgjegjës për Administrimin Lokal në kabinetin e kryeministrit konservator Rishi Sunak, e argumentoi këtë hap duke thënë se Këshilli Komunal, i udhëhequr nga Partia Laburiste në opozitë, nuk i ka përmbushur siç duhet detyrat e tij.

Gove njoftoi për hetimin, që do të zhvillohet për të zbuluar, se ngase është shkaktuar kolapsi financiar.


Birminghami me 1.14 milionë banorë është pas Londrës qyteti i dytë për nga madhësia në Britaninë e Madhe. Më shumë se 2.5 milionë vetë jetojnë në zonën metropolitane të Birminghamit.

Sipas BBC-së, buxheti komunal ka një deficit financiar prej 100 milionë euro.

Bllokim thuajse i plotë i shpenzimeve që nga fillimi i shtatorit

Në fillim të shtatorit qyteti shpalli de-facto falimentimin. Të gjitha shpenzimet, përveç atyre më imediate, u bllokuan me efekt të menjëhershëm. Përmes një deklarate këshilli komunal bëri të ditur se qyteti është përballur me sfida financiare të papara ndonjëherë.

Këtu bëjnë pjesë rritja e shpenzimeve për kujdesin social për të rriturit, reduktimi i të ardhurave nga taksat e biznesit dhe shkalla e lartë e inflacionit.

Administrata e qytetit ndodhet edhe para kërkesave me pretendime milionëshe të punonjëseve femra, të cilat sipas një vendimi gjyqësor për paga të barabarta (equal pay) konsiderohet se janë paguar më pak se kolegët e tyre meshkuj për vite me radhë.

Të hënën e ardhshme në një mbledhje të jashtëzakonshme të këshillit komunal do të diskutohet për planin e shpëtimit. Në media ka pasur ndërkohë spekulime, se qyteti do të jetë i detyruar të shesë ndërtesa dhe toka.

Edhe shumë komuna të tjera nën presion financiar

Birminghami nuk është qyteti i vetëm në Britaninë e Madhe, që ndodhet pranë humnerës financiare.

Kur qeveria britanike miratoi në vitin 2010 gjatë krizës botërore financiare një program kursimesh, ajo shkurtoi edhe fondet për administrimin vendor.

Muajt e fundit disa komuna më të vogla kanë shpallur falimentimin, ndër ta Croydon, një pjesë e rrethinave të Londrës dhe Woking, një qytet në jug të kryeqytetit. /Deutsche Welle/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori