Kompania “BINNI”, përuroi më 25 dhjetor 2018 objektin e ri, që është me mbi 10 000 m katrorë, njëherit më i madhi në rajon. Ndërtimi i këtij objekti gjigant me arkitekturë bashkëkohore filloi dy vjet më pare dhe u përmbyll me sukses brenda afatit të parashikuar.
Një numër mjaft i madh i klientëve e kanë vizituar objektin e ri prej datës së hapjes, duke treguar një interes të veçantë për produktet e shumta që janë ekspozuar aty.
Në Showroom-in e ri të BINNI-t, qytetarët kanë pasur mundësi që të shikojnë nga afër produktet më të suksesshme të kësaj kompanie si dhe të njoftohen me risitë dhe inovacionet më të fundit. Ndërtesa e re jo vetëm qëu jep qytetarëve mundësinë për të parë nga afër një gamë shumë të larmishme produktesh, por edhe ofron kushte shumë komode dhe ambiente tërheqëse për të kaluar një kohë sa më të këndshme gjatë vizitës së tyre.
Me rastin e hapjes së hapësirës së re ekspozuese BINNIka punësuar mbi 30 arkitektë të talentuar, të cilët do të jenë në shërbim të klientëve, duke i ndihmuar që ata të bëjnë një zgjedhje sa më të përshtatshme e të hijshme për shtëpitë e tyre.
Me arkitekturën moderne dhe përmasat e mëdha, ky objekt është i pari në vend dhe rajon që ekspozon në një ambient të vetëm të gjitha produktet, për interier dhe eksterier, duke përmbushur nevojat e klientëve me një ndalesë. Shërbimi është gjithashtu i standardeve më të larta duke e bërë shumë të lehtë blerjen dhe transportin e produkteve brenda dhe jashtë Kosovës.
“BINNI” bën të mundur eksportimin e produkteve të kompanisë anembanë Evropës, duke iu dhënë mundësinë konsumatorëve që të sigurojnë modeletme te reja të kuzhinave, mobiljeve, dyerve,dritare, ndriçimit etj., për shtëpi, hotele dhe kafiteri të ndryshme kudo që janë.
Të gjitha këto janë të prodhuar me teknologjinë më të fundit, pasi BINNI është një kompani që ecën në hap me kohën. Produktet janë prodhuar me një pasion të madh për luksin dhe rehatinë si dhe në përshtatje me prirjet më të fundit të dizajnit. Tanimë, çdo stil i veçantë perfeksionohet brenda një objekti, me një ide të vetme: për të ofruar cilësinë dhe zgjedhjen e përkryer për çdo vend ku ndodheni.
Vlen të përmendet,se BINNI është eksportuesi më i madh në Kosovë dhe ka rreth tre dekada që ofron prodhime cilësore për konsumatorët. Suksesi i BINNI-t ka dalë përtej kufijve të Kosovës duke u shtrirë me showroom-e e veta edhe në disa vend të Evropës si dhe duke bërë të pranishëm prodhimet e kompanisë BINNI në dyqanet e markave më të njohura të Evropës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Sistemi bankar stabil
Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë