LAJMI I FUNDIT:

Bimët që bëjnë mrekulli për shëndetin dhe mirëqenien

Bimët që bëjnë mrekulli për shëndetin dhe mirëqenien
(Foto: Pexels)

Shëndeti dhe mirëqenia e secilit prej nesh në shtëpi apo edhe në vendet ku punojmë varet nga një sërë faktorësh, por lulet dhe bimët në mjediset ku qëndrojmë, padyshim që luajnë një rol të rëndësishëm.

Më poshtë gjeni shtatë arsye se përse të pasurit bimë dhe lule në mjediset e brendshme është një ide e shkëlqyer dhe shtatë bimët që i përshtaten më shumë këtyre ambienteve.


Shtatë argumente në favor të bimëve në ambientet e brendshme:

Bimët prodhojnë oksigjen

Kjo është padyshim argumenti më i fortë në favor. Pranohet gjerësisht që kur shumë njerëz ndajnë të njëjtin ambient, veçanërisht në zyra, krijohet një atmosferë mbytëse.

Si rrjedhojë shumë njerëz kanë dhimbje koke të shpeshta si dhe ndihen përgjithësisht më të lodhur. Arsyeja përse ndodh kjo është mbiprodhimi i dyoksidit të karbonit. Bimët prodhojnë oksigjen dhe rrjedhimisht hapësira e përbashkët do të jetë më e freskët.

Pastrojnë ajrin

Hapësirat e brendshme zakonisht kanë një përqendrim të lartë mikrobesh dhe bakteresh që gëlojnë në ajër. Disa bimë kanë aftësi dezinfektuese dhe pastruese të ajrit.

Mbrojnë shëndetin e syve

Kjo pikë vlen veçanërisht për bimët në zyra. Puna përpara kompjuterit mund të ketë një ndikim negativ në shikimin tonë dhe sidomos në shëndetin e përgjithshëm të syve.

Bimët arrijnë të zvogëlojnë pasojat negative sepse ato përthithin një sërë kimikatesh.

Për më tepër ato kanë ngjyrë të gjelbër dhe të gjithë e dimë që e gjelbra ka një efekt qetësues dhe freskues për sytë tanë.

Lagështia në ajër

Kondicionerët dhe ngrohësit kanë tendencën të thajnë ajrin. Duke qenë se bimët kanë nevojë për ujitje, ato e mbajnë mikroklimën rreth tyre të lagësht, duke përmirësuar kështu cilësinë e ajrit.

Neutralizojnë toksinat e dëmshme për shëndetin tonë

Shumë prej bimëve neutralizojnë toksinat që mbipopullojnë ajrin në hapësirën e brendshme përfshirë gazrat që vijnë nga rruga ose makinat, benzolin (që gjendet tek bojërat dhe tymi i cigares) Amoniakun (që gjendet në solucionet e pastrimit shtëpiak dhe pjesët kompjuterike) Ksilenën (që gjendet tek plastika dhe ngjitësit), Trikloroetilenin (tek bojërat, boja e printerit, llaku etj.), Formaldehidina (te mobilet, tymi i cigares dhe plastika).

Kanë një efekt anti-stres

Bimët, veçanërisht ato që kanë një aromë të lehtë siç janë menta, borziloku, rigoni dhe të tjerë kanë një efekt aromaterapeutike dhe anti-stres. Ato nuk i rëndojnë shqisat tona dhe rrisin aktivitetin e trurit, thelbësore për produktivitetin.

Filtrojnë duhanin

Disa bimë janë fantastike për tu vendosur në zona ku njerëzit pinë duhan. Ato funksionojnë si filtër për të përthithur kimikatet që gjenden tek tymi i duhanit.

Megjithatë herë pas here, edhe këto bimë kanë nevojë të qëndrojnë në ajër të pastër që edhe ato të marrin frymë lirisht.

Tri bimë që janë ideale për apartament për ata që nuk kanë shumë kohë të kujdesen për to
Lexo po ashtu Tri bimë që janë ideale për apartament për ata që nuk kanë shumë kohë të kujdesen për to

Shtatë bimët më të mira për shtëpi e zyra:

Sansevieria – ose siç njihet ndryshe Lule shpata apo Lulja e Gjarprit është një nga bimët më popullore.

Është perfekte veçanërisht për zyra sepse nuk ka nevojë për shumë vëmendje. Kjo bimë nuk është aspak delikate, sepse edhe nëse gjethet e saj thyhen, ajo rimëkëmbet shpejt.

Kjo bimë pastron ajrin nga kimikatet e lartpërmendura dhe çliron shumë oksigjen, veçanërisht në mbrëmje.

Palma bambu – kjo bimë është fantastike për të filtruar ajrin nga kimikatet e dëmshme.

Nëse e vendosni atë pranë mobiljeve të lyera me llak, ajo arrin të avullojë kimikatet e dëmshme

Zamia – kjo bimë tropikale e njohur si “xhevahiri i Zanzibarit” është shumë e bukur dhe e mrekullueshme për t’i rezistuar temperaturave të ulëta.

Kjo bimë detoksikon ajrin mjaft mirë. Megjithatë, të gjitha pjesët e kësaj bime janë helmuese ndaj nuk është e përshtatshme për dhoma ku qëndrojnë fëmijë apo kafshë.

Zambaku i paqes apo Spathiphyllum – kjo lule ka nevojë për pak më shumë vëmendje se të gjitha bimët e tjera në këtë listë, veçanërisht në ujitje.

Në këmbim, ajo do të pastrojë ajrin përreth shumë më shpejt se të tjerët, transmeton AgroWeb.

Ashtu si edhe Lule shpata, Zambaku i Paqes njihet për aftësitë e tij në largimin e toksinave të rrezikshme nga ajri.

Chlorophytum – e njohur ndryshe si Bima Merimangë. Kjo bimë është një nga më rezistentet që ekzistojnë. Ajo mund të jetojë pa ujë për më shumë se një muaj.

Kjo bimë është e shkëlqyer për të pastruar ajrin në zyrë ose në dhomë. Ajo arrin të largojë një sërë kimikatesh dhe toksinash (të cilat i përshkruam më lart) nga ambientet e brendshme dhe çliron sasi masive të oksigjenit.

Kjo bimë është e sigurt në hapësira që frekuentohen nga fëmijët dhe kafshët.

Dracena ose Yuça – janë bimë të rritura në shkretëtirat e Meksikës.

Ato nuk jetojnë dot pa dritën e diellit. Nga ana tjetër, këto bimë ia arrijnë t’i mbijetojnë ndryshimeve të klimës dhe mungesës së ujit. Ato janë fantastike për të pastruar ajrin.

Ficus Benjamina – ky fikus adhuron dritën e diellit, lagështinë e moderuar por nuk ka tolerancë të lartë ndaj mbiujitjes. Fikusi është shumë efektiv në pastrimin e ajrit të brendshëm sidomos në zonat e mbipopulluara.

Kjo është një nga arsyet përse mjekët rekomandojnë fikusin për kopshtet e fëmijëve. Siç mund të shikoni, bimët janë shumë të mira për mjediset ku qëndrojmë. Ndiqni gjithmonë rregullin e artë “sa më gjelbër aq më mirë”.

Për fat të keq, një nga bimët më popullore të zyrave në Shqipëri, kaktusi nuk ia doli të futet në listën e bimëve të nevojshme për këto mjedise. Kjo për faktin që vlerat që i atribuohen në përthithjen e rrezatimit të kompjuterit janë shumë të ekzagjeruara. Kaktusin mund ta përdorni në zyrë për arsye tërësisht dekorative.

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Kalo në kategori