LAJMI I FUNDIT:

Billie Eilish shkëlqen në të bardha teksa del në shëtitje me familjen e saj

Billie Eilish shkëlqen në të bardha teksa del në shëtitje me familjen e saj
Billie Eilish (Foto nga Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Billie Eilish në mes të pandemisë globale ka qenë e vetmuar në shtëpinë e saj.

Për këtë gjë ajo ishte shprehur se ndjehej e lumtur, pasi që edhe njëherë si person i tërhequr nuk ka dëshirë që të rrethohet me shumë njerëz, shkruan Daily Mail.


Fituesja e pesë çmimeve Grammy, kohët e fundit është parë duke u shëtitur me familjen dhe qenin e saj në rrugët e Los Angelesit.

E veshur në të bardha dhe duke mbajtur qenushin e saj mbi shpatull, këngëtarja i mahniti fansat që e pëlqyen dukjen e saj.

Ajo gjithashtu ka qenë e zënë me muzikën, ku së fundmi u shfaq me vëllanë e saj në koncertin e mbështetur nga Global Citizen, “One World: Together At Home”.

Vëllai i i Billie luajti piano, ndërsa ajo e interpretoi këngën e vitit 1966 të Bobby Hebb, “Sunny”, nga shtëpia e saj në Los Angeles. /Telegrafi/