LAJMI I FUNDIT:

Bill Gates për të ardhmen e pandemisë: Coronavirusi do të jetë sikurse gripi, do të vaksinohemi çdo vit

Bill Gates për të ardhmen e pandemisë: Coronavirusi do të jetë sikurse gripi, do të vaksinohemi çdo vit

Miliarderi dhe filantropi amerikan Bill Gates, ka zhvilluar një bisedë me profesoreshën Devi Sridhar lidhur me coronavirusin.

Gates në një seri të cicërimave në Twitter, ka thënë se ekzistojnë gjasa të mëdha që do të vaksinohemi çdo vit, por shtoi se beson që COVID-19 së shpejti do të mund të trajtohej si “grip sezonal”, transmeton Telegrafi.


Profesoresha e Universitetit të Edinburgut, i ka parashtruar themeluesit të Microsoftit një sërë pyetjesh në Twitter, që u interesonin shumë ndjekësve të saj.

Gates konsideron se Omicroni është një sfidë për sistemin shëndetësorë në mbarë botën, dhe se rastet më të rënda me infeksione do të jenë tek ata që nuk janë vaksinuar.

“Megjithatë, kur Omicroni kalon nëpër një vend, rastet do të fillojnë të zhduken me kalimin e kohës dhe COVID-19 do të mund të trajtohet si grip sezonal”, tha Gates – duke shtuar se ekzistojnë pak gjasa që mund të shfaqet ndonjë variant tjetër më infektues i coronavirusit.

Ai theksoi se sa i përket kësaj çështje askush nuk mund të flet me siguri të plotë. Madje ka folur edhe për problemet aktuale me vaksinim kundër COVID-19, duke pranuar se edhe pse parandalojnë pasojat e rënda të coronavirusit – madje edhe vdekjen, ekzistojnë dy gjëra të rëndësishme që sipas tij duhet punuar shumë.

“Ajo çfarë po ndodh tani është se edhe personat e vaksinuar plotësisht po infektohen sërish me variantin e ri të virusit, e mbrojtjen që e ofrojnë vaksinat akoma është e kufizuar”, shtoi Gates.

Ai është i bindur që vaksinat tani do të duhej të parandalonin riinfektimin dhe të sigurojnë imunitet më të madh. /Telegrafi/