LAJMI I FUNDIT:

Bill Gates nuk është më personi i dytë më i pasur në botë

Bill Gates nuk është më personi i dytë më i pasur në botë

Themeluesi dhe drejtuesi i LVMH Moet Hennessy dhe Louis Vuitton, Bernard Arnault, i cili është personi më i pasur në Evropë, iu bashkua Jeff Bezos dhe Bill Gates në klubin e më të pasurve në botë, me një pasuri prej së paku 100 miliardë dollarësh.

Ai hyri në radhët e miliarderëve, pasi krijuesi i mallrave luksoze u rrit 2.9 për qind në një rekord prej 368.8 euro për aksion dhe vlera e tij neto këtë vit është rritur pothuajse 32 miliardë dollarë, përcjell Telegrafi.


Pasuria e tij prej 107.7 miliardë dollarë tani është më shumë se 3 për qind e ekonomisë së Francës, gjë që tashmë e bënë si njeriu i dytë më i pasur në botë, pas Jeff Bezos, i cili sipas Forbes ka pasuri prej 164.8 miliardë dollarë.

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, aktualisht ka pasuri prej 103.7 miliardë dollarë. Por, Gates ka dhuruar më shumë se 35 miliardë dollarë për Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, ndërkohë Bezos i Amazon pësoi rënien e tij neto me vlerë 40 miliardë dollarë më parë gjatë këtij viti, pasi kishte arritur një zgjidhje divorci me MacKenzie Bezos. /Telegrafi/