LAJMI I FUNDIT:

Bill Gates beson se një sëmundje ngjitëse mund t’i vret rreth 30 milionë njerëz gjatë dekadës së ardhshme – sa të brengosur duhet të jeni?

Bill Gates beson se një sëmundje ngjitëse mund t’i vret rreth 30 milionë njerëz gjatë dekadës së ardhshme – sa të brengosur duhet të jeni?

Me tërë këto fatkeqësi natyrore të cilat janë duke e pushtuar botën, dhe në anën tjetër kërcënimet për luftë me bomba nukleare, tani është bërë e vështirë të dihet se cili rrezik është më i frikshmi për njerëzimin.

Por një nga kërcënimet më të mëdha që ekziston për momentin, është faktikisht edhe më i vjetri: një sëmundje ngjitëse, e cila mund të zhvillohet në mënyrë natyrale apo të krijohet nga vetë njerëzit, siç është rasti i bioterrorizmit, transmeton Telegrafi.


Siç kanë shkruar së fundmi Bill dhe Melinda Gates, sëmundjet – ngjitëse dhe kronike – janë kërcënimi më i madh publik me të cilin do të ballafaqohet bota në dekadën e ardhshme. Dhe pavarësisht se Gates kanë thënë në një konferencë shtypi se sa i përket sëmundjeve kronike janë shënuar progrese, prapëseprapë si njerëz jemi të papërgatitur të ballafaqohemi me sëmundje ngjitëse.

Bill ka deklaruar se dekada e ardhshme do të jetë më problematikja për njerëzimin, dhe është një rrezik i madh.

Sipas ekspertëve të kësaj fushe, Bill Gates e ka me të drejtë këtë shqetësim, të cilët thonë se një epidemi e ardhshme mund t’i vret më shumë se 30 milionë njerëz për më pak se një vit.

Sipas tyre, kjo sëmundje ngjitëse mund të shkaktohet nga vetë natyra, por mundësitë janë se edhe mund të shkaktohet nga veprimet e njerëzve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori