LAJMI I FUNDIT:

‘Bild’: Grabitësit e Rinasit kishin eksploziv, janë në arrati me milionat

‘Bild’: Grabitësit e Rinasit kishin eksploziv, janë në arrati me milionat

E përditshmja më e madhe gjermane, Bild, vazhdon ta ketë tek lajmet kryesore ngjarjen e Rinasit. Lajmi vazhdon të jetë ndër dy-tre më të lexuarit online. Gazeta ka dërguar edhe një reportere në Tiranë dhe ka publikuar materiale tek seksioni me pagesë. Ndërkohë lexoni pjesë nga disa raportime:

Ky super-krim milionash është ideal për skenar filmash. Avioni Airbus A320 i Austrian Airlines qëndronte të martën rreth orës 15:00 në një nga portat e aeroportit ‘Nënë Tereza’ pranë kryeqytetit shqiptar. Turbinat ishin ndezur, pasagjerët ishin të gjithë në bord. Kur ekuipazhi në tokë po ngarkonte dërgesat e një furgoni parash, një makinë me mbishkrimin ‘Hetimi tatimor’ iu afrua avionit përmes hyrjes së zjarrfikëses.


Prej dritareve të avionit, udhëtarët mund të shihnin se çfarë ndodhi: tre gangsterë u shfaqën, sipas BalkanWeb, të armatosur me pushkë sulmi! Dy prej tyre ishin të veshur me maska dhe me veshje ushtarake.

I tretë, një tullac, thuhet se ishte kreu i bandës. Ai mbante një jelek antiplumb, syze dielli dhe një maskë silikoni mbi kokë.

Gjithçka ndodhi shumë shpejt: treshja e detyroi personelin të ulej përtokë dhe të dorëzonte ngarkesat e parave. Brenda pak minutash thuhet se banda mori deri në dhjetë milionë euro.

Hajdutët kërcyen në furgonin e tyre dhe u larguan me plaçkën me vete. Ende në aerport, policia u përpoq që të ndalonte gangsterët. Pas 800 metrash ndjekje pati një shkëmbim zjarri, ku humbi jetën krimineli me maskën e gomës.

Bashkëpunëtorët e tij e hodhin trupin nga makina dhe u arratisën. Sipas mediave shqiptare, i vdekur thuhet se ka qenë një grabitës i njohur bankash: shqiptari Admir M. u arratis nga një burg grek në vitin 2013.

Katër grabitësit e tjerë të milionave janë në arrati me plaçkën.

Megjithëse u tha se ka pasur katër të arrestuar, mësohet se ata nuk janë autorët. Në total policia ka pyetur 40 persona për ngjarjen për të gjetur bashkëpunëtorë të mundshëm. Sepse një gjë është e sigurt: grabitësit ishin të mirinformuar.

Ata ishin gati për të vrarë, madje ishin të përgatitur për çdo gjë. Të vdekurit, që lanë pas, iu gjet edhe një jelek luftimi me eksploziv. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori