LAJMI I FUNDIT:

Bien temperaturat, por nuk ndalen zjarret

Bien temperaturat, por nuk ndalen zjarret

Ndonëse temperaturat kanë rënë me disa gradë, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar gjashtë vatra të reja zjarri.

Probleme ka pasur në pyllin me pisha në fshatin Karmë të Bashkisë Vau i Dejës.


Zjarri ka shpërthyer edhe në fshatin Nënshetaj, Njësia Administrative Orosh, Bashkia Mirditë, i cili ka rrezikuar banesat, shkollën 9-vjeçare, kishën e fshatit dhe pyllin me pisha.

Në Otllak të Beratit si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 2 hektarë me shkurre dhe 80 rrënjë ullinj të moshës së vjetër, ndërsa specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin. /Telegrafi/