Termocentrali në Obiliq, ku pritet të ndërtohet edhe Termocentrali i ri “Kosova e Re”, që vlerësohet se është një ndër investimet më të mëdha të huaja në Kosovë.
Investimet e huaja direkte në Kosovë ndër vite po shënojnë rënie. Trendi në rënie i kapitalit ndërkombëtar, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike, është tregues i rëndësishëm i humbjes së besimit të investitorëve potencialë në Kosovë.
Ata thonë se stabiliteti politik është një prej faktorëve që ndikon dukshëm në vendimin e afaristëve të jashtëm për të filluar investimet në një vend tjetër.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, 213 milionë euro ka qenë vlera e investimeve të huaja gjatë vitit 2018 , kurse në vitin 2017, vlera e tyre ishte në 287 milionë euro.
Shuma më e lartë e investimeve të huaja në Kosovë ka qenë 440 milionë euro në vitin 2007, ndërkaq më e ulëta, në vitin 2014 me vetëm 151 milionë euro.
Berim Ramosaj, profesor në Universitetin e Prishtinës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se jostabiliteti politik në vend, ka ndikuar që investitorët të mos ndjehen të sigurt që kapitalin e tyre ta investojnë në Kosovë.
Përveç kësaj, ai përmend edhe paaftësinë e zyrtarëve të institucioneve të Kosovës për të promovuar në mënyrë të duhur resurset e shumta që posedon vendi.
“Mos të harrojmë se rënia e investimeve është edhe pasojë e qeverisjes së keqe në Kosovë, respektivisht shkallës së lartë të korrupsionit, formave të ndryshme të qeverisjes arbitrare në kuptim të marrjes së tenderëve nga bizneset e dyshimta. Kështu që janë një varg faktorësh. Natyrisht që këtu bën pjesë edhe paqëndrueshmëria e ligjeve, qoftë të promovimit të investimeve, qoftë në fushën e ndryshimit të taksave”, tha Ramosaj.
Investitorët e huaj orientohen në vendet ku sundon rendi dhe ligji, në shtetet ku nuk ka korrupsion dhe krim ekonomik, thotë eksperti për çështje ekonomike, Ismail Kastrati.
Ai në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se investitorëve të huaj u intereson që investimet e bëra të kenë garanci dhe mundësi që të kthehen te pronari. E të gjitha këto parakushte, në Kosovë, sipas tij, nuk ekzistojnë.
“Nëse një investitor vjen dhe sorollatet prej zyre në zyre pa pasur mundësi që të marrë një përgjigjeje të saktë për kërkesa të tij, sigurisht që investitori ikën nga Kosova”.
“Ne kemi shume raste kur investitorët janë orientuar për të investuar në Kosovë, nuk kanë gjetur ambient dhe janë larguar. Përveç investitorëve të huaj, kjo po ndodh edhe me diasporën tonë fatkeqësisht. Kështu që investimet e huaja nuk kanë ambient në Kosovë”, thekson Kastrati.
Ambientin jo të mirë për investitorët e huaj, sipas Kastratit, e kanë krijuar vetë udhëheqësit apo zyrtarët e institucioneve të Kosovës.
“Pikërisht zyrtarët e institucioneve kanë krijuar ambient të papërshtatshëm ose janë pjesë e krimit dhe korrupsionit”, tha ai.
Në anën tjetër, Berim Ramosaj thotë se edhe aplikimi i taksës 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, ndikon te vendimi i investitorëve të huaj që të hezitojnë të investojnë në Kosovë. Kjo pasi sipas tij, vë në dyshim qëndrueshmërinë e zbatimit dhe politikave fiskale në aspektin ekonomik.
Investitorët e huaj, sipas tij, preferojnë shtete në të cilat tregu është i liberalizuar.
“Një investitor i huaj e sheh që një qeveri mundet të marrë vendime të tilla joracionale në kuptimin ekonomik, por krejtësisht të ngjyrosura politike, padyshim se kjo e ka efektin e vetë negativ. Unë nuk jam ai i cili mund të them se një taksë e tillë është e keqe apo e mirë, por nuk është e përpunuar në aspektin ekonomik, kurse Qeveria e arsyeton në aspektin politik taksën. Padyshim se çdo ndërhyrje politike në fushën e politikave ekonomike, është një sinjal i keq për investitorët potencialë, sepse nuk e shohin Kosovën si vend serioz në kuptimin e qëndrueshmërisë së ligjeve, rregullave, normave qoftë në fushën e taksave apo fushave tjera“, tha Ramosaj. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert