Lëvizja Vetëvendosje është befasia më e madhe e zgjedhjeve të 11 qershorit në Kosovë, pasi ka dyfishuar besimin e qytetarëve, në krahasim me zgjedhjet e vitit 2014.
Në bazë të rezultateve të Komisionit Qendror Zgjedhor, Vetëvendosje ka dalë e dyta me 27% të votave, menjëherë pas koalicionit midis Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, i cili ka siguruar 34% të votave.
Pas Vetëvendosjes, me mbi 25%, ka dalë koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës.
Florian Bieber, ekspert për Ballkanin në Universitetin e Gracit në Austri, thotë se rritja e Vetëvendosjes ka të bëjë më shumë me “mungesën e alternativës së partive qeverisëse, me mesazhin e saj anti-korrupsion dhe me udhëheqjen e suksesshme të Prishtinës, sesa me nacionalizmin”.
“Të dyja blloqet e tjera të mëdha udhëheqin parti, të cilat, në një mënyrë ose tjetër, janë në pushtet që dy dekada dhe nuk ka opozitë tjetër përveç Vetëvendosjes”, thotë Bieber.
Zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë vlerësohet se nuk kanë nxjerrë asnjë fitues të bindshëm, i cili mund të formojë lehtësisht qeverinë. Lidhja e koalicioneve paszgjedhore shihet si opsion i domosdoshëm.
Analisti Bieber, duke folur për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, thotë se Vetëvendosje do të paraqesë “problem” edhe në qeveri, edhe në opozitë kur vijnë në pyetje dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe raportet e Kosovës me fqinjët.
Vetëvendosje ka kundërshtuar vazhdimisht bisedimet me Serbinë, duke thënë se procesi e ka rritur ndikimin e shtetit serb në Kosovë, ndërsa ka qenë kundër edhe një marrëveshjeje të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, duke këmbëngulur se me atë marrëveshje, Kosova humb territor.
“Përjashtimi i Vetëvendosjes nga pushteti, duke krijuar koalicionin e vjetër të madh, nuk do të sillte asnjë ndryshim; do ta linte Vetëvendosjen opozitë të vetme të rëndësishme dhe do të zgjaste status quo-në”, thotë Bieber.
Sipas tij, mënyra e vetme që mund të ndryshojë dinamikën politike është nëse Vetëvendosje hyn në qeveri si parti në koalicion dhe, siç thotë Bieber, sillet si parti e përgjegjshme dhe jo vetëm si parti opozitare.
“Nëse një parti mbahet në pushtet kohë të gjatë vetëm se ofron qëndrueshmëri, por, në anën tjetër, ajo bëhet problem gjithnjë e më i madh me korrupsion dhe me sjellje jodemokratike, atëherë ajo shndërrohet në një problem që rritet dhe opozita kundër saj rritet. Problemi është se kjo opozitë, sidomos në Kosovë, është më pak pozitive shikuar nga marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe nga procesi i integrimit evropian. Andaj, është i nevojshëm dialogu me atë parti dhe jo përjashtimi”, thotë Bieber.
Lëvizja Vetëvendosje, përveçse ka penguar vazhdimisht seancat parlamentare, sidomos për shkak të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ka mbajtur vëmendjen e publikut edhe me akuzat për vdekjen e aktivistit të saj, Astrit Dehari, gjatë kohës sa ka qenë në paraburgim.
Vetëvendosje ka akuzuar pushtetin për, siç ka thënë, vrasjen e Deharit, dhe ka kërkuar dorëheqjen e ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë.
Vetëvendosje po ashtu kundërshton mënyrën e realizimit të reformave ekonomike në Kosovë, sidomos procesin e privatizimit.
Vetëvendosje është themeluar në vitin 2004 dhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit ka pasur Albin Kurtin. /Rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Arrestohet trafikant 32-vjeçar nga Shtipi
“Le të guxojë ndonjë ambasador të diskutojë dekretet e Presidentit”, Meta sulmon ndërkombëtarët: Unë i pari do t’i tregoj vendin
Poligrafi një instrument i mundshëm në luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Plagosen dy persona në Ferizaj
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë