LAJMI I FUNDIT:

Bieber: Për momentin është në interesin e Maqedonisë që të ketë qeveri efektive

Bieber: Për momentin është në interesin e Maqedonisë që të ketë qeveri efektive

Eksperti për Ballkanin, profesor Florian Bieber, në një prononcim për “Kanal5” thotë se kryeministri Zoran Zaev me dorëheqjen e paralajmëruar po tenton t’i dërgojë mesazh BE-së, veçanërisht vendeve anëtare, se humbja koalicionit të tij “kanë shumë të bëjnë me bllokadën” me të cilën Maqedonia po përballet vazhdimisht për anëtarësimin në BE ose fillimin e negociatave të anëtarësimit

“Mesazhi që kuptoj nga ai ka për qëllim kryesisht BE-në, për të thënë: shikoni, kjo është rrëmuja që po lini pas duke lejuar vende si Bullgaria të bllokojnë procesin tonë, pavarësisht se të gjithë janë dakord se ai bazohet në merita dhe se është i justifikuar të filloj. Unë e kuptoj si një mesazh të tillë dhe mendoj se është sigurisht një mesazh i rëndësishëm. Nëse dorëheqja e tij është një reagim i ekzagjeruar, nuk e di. Nëse mesazhi ndihmon, rezultati do të jetë i mirë, por sigurisht që duhet të shohim nëse do të jetë kështu”, thotë Bieber.


Ai thotë se stabiliteti i qeverisë në Shkup është vendimtar për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë.

“Interesi më i madh i Maqedonisë për momentin është të ketë një qeveri efektive, e cila do të jetë në gjendje të vazhdojë negociatat me Bullgarinë për të zhbllokuar integrimin në BE. Mendoj se një qeveri e qëndrueshme do të ndihmojë. Mosmarrëveshja nuk do të zgjidhet vetë, por do të ketë një adresë, dikush që do të ketë stabilitet politik dhe nuk do të shqetësohet për zgjedhjet për disa muaj”, shton Bieber./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Kronika e Zezë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kalo në kategori