LAJMI I FUNDIT:

Bie tregtia e pajisjeve informatike dhe të komunikimit

Bie tregtia e pajisjeve informatike dhe të komunikimit

Në tremujorin e dytë të vitit 2018 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2018 tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit rënë për 11.4 për qind. Kështu thuhet në raportin “Statistikat e Tregtisë me Pakicë, tremujori i dytë 2018″, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas ASK-së, në këtë tremujor ka pasur rritje të tregtisë me pakicë të produkteve ushqimore dhe tregtia me pakicë e karburantit për automjete.


Në tremujorin e dytë të vitit 2018 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2018 rritje kanë pasur tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara me 11.9 për qind, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara me 10.5 për qind, tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara me 9.8 për qind, tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara me 9 për qind, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 8.2 për qind, tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit në dyqane të specializuara me 3.5 për qind si dhe tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje me 3.2 për qind”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.

Derisa gjatë këtij tremujori rënie ka shënuar vetëm tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit në dyqane të specializuara me 11.4 për qind.

Agjencia e Statistikave thotë se krahasuar me vitin paraprak tregtia me pakicë e produkteve ushqimore ka pasur rritje për 40.5 për qind.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2018 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017, rritje kanë pasur tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara me 40.5 për qind, tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 33.7 për qind, tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara ka shënuar një rritje prej 29.6 për qind, tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit në dyqane të specializuara me 22.2 për qind, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara me 18.3 për qind, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 16.4 për qind, tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara me 11.7 për qind, si dhe tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara 7.9 për qind”, vijon raporti. /Telegrafi/