LAJMI I FUNDIT:

Bie shkëmbimi tregtar i Maqedonisë me jashtë

Bie shkëmbimi tregtar i Maqedonisë me jashtë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), shkëmbimi tregtar i Maqedonisë me vendet e jashtme në janar të këtij viti është 694140$, pra shënon ulje prej 8.6%, në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Deficiti tregtar në janar të këtij viti është 74727$, që paraqet ulje prej 14% e të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, ndërkaq mbulimi i hyrjeve me dalje në janar të këtij viti është 80.6%.


Nga Maqedonia, më së shumti janë eksportuar katalizatorët e mbajtësve me metale të çmuara ose me komponime të tyre, sete telash për djegie dhe të ngjashme, katalizatorë për vetura, avionë ose anije, pastaj feronikeli, prodhimet e hekurit dhe çelikut.

Ndërkaq, më së shumti janë importuar, platiniumi dhe legurat e tij, të papërpunuara ose pluhur, vajrat e naftës, ose vajra të përfituara nga minerale bituminoze (përveç të papërpunuar), energjia elektrike dhe metale tjera ta grupit të platiniumit dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri./Telegrafi/