LAJMI I FUNDIT:

Bie numri i vaksinimit: Vitin e kaluar vaksina kanë pranuar më pak fëmijë se në 2014

Bie numri i vaksinimit: Vitin e kaluar vaksina kanë pranuar më pak fëmijë se në 2014

Shkas për këtë janë fushatat agresive kundër vaksinimit dhe fakti që prindërit ishin në pritje të vaksinave të reja gjashtë-valente, bëjnë të ditur nga Telegrafi.mk, njofton Telegrafi Maqedoni.

Vitin e kaluar vaksina kanë pranuar më pak fëmijë sesa në vitin 2014, tregojnë të dhënat e Institutit për shëndet publik. Përfshirja për të gjithë vaksinimet dhe rivaksinimet nga kalendari i obligueshëm është nën 95 për qind, ndërsa për vaksina të caktuara përqindja ka rënë edhe më shumë. Kjo rënie është më e theksuar gjatë dy viteve të fundit.


Sipas rekomandimeve të Organizatës shëndetësore botërore, për të pasur një imunizim të suksesshëm të popullatës, përfshirja duhet të jetë mbi 95 për qind.

Më e ulët është përfshirja e vaksinimit kundër hemofilus influenca, 88,6 për qind. Më shumë fëmijë të vaksinuar ka kundër polios ose paralizës së fëmijëve, respektivisht 92,1 për qind.

Situata është akoma më drastike te rivaksinimet. Rivaksinimin për difteria dhe tetanus e kanë pranuar 91,2 për qind të fëmijëve, për diteper 91 për qind, për HPV 42,2 për qind të vajzave. Gjevgjelia, Gostivari, Kavadari, Shtipi, janë në mesin e qyteteve ku imunologët kanë vërejtur rënie të përfshirjes me fëmijë të vaksinuar./Telegrafi/