LAJMI I FUNDIT:

Bie numri i protestuesve të “Jelekëve të Verdhë” në Paris

Bie numri i protestuesve të “Jelekëve të Verdhë” në Paris

Protestuesit me “Jelekë të Verdhë” po dalin në grupe të vogla rrugëve të Parisit dhe në vendet tjera në Francë, megjithatë lëvizja e tyre duket të jetë në rënie për sa i përket numrit të protestuesve.

Dhjetëra njerëz u mblodhën të shtunën në Champs-Elysees, që ishte një skenë trazirash më parë këtë muaj. Policia është duke vëzhguar me kujdes situatën, mirëpo numri i protestuesve duket dukshëm më i vogël se fundjavat e mëparshme.


Demonstratat kanë në shënjestër presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili lëshoi pe tek disa kërkesa të tyre, siç janë lehtësimet në taksat, por edhe disa lehtësime tjera ekonomike.

Megjithatë, shumë njerëz janë ende të irrituar me drejtimin e shtetit dhe vazhdojnë të vendosin barrikada në shumë rrugë të rëndësishme anembanë vendit.

Lëvizja “Jelekët e Verdhë” u nis më 17 nëntor, kur protestat filluan në shenjë pakënaqësie me paralajmërimin për rritjen e taksës së karburantit. /Telegrafi/